Bota

Të infektuarit ‘sfidojnë’ Koronavirusin/ Nuk dorëzohen lehtë, nisin të kërcejnë në karantinë (VIDEO)

Në një video të bërë virale është parë  që dhjetëra pacientë dhe mjekët së bashku me ta kanë nisur të kërcejnë ashtu të veshur me kostumet efikase për t’u  mbrojtur nga Koronavirusi.
Featured image of article: Të infektuarit ‘sfidojnë’ Koronavirusin/ Nuk dorëzohen lehtë, nisin të kërcejnë në karantinë (VIDEO) Pacientet me koronavirus nisin te kercejne

WHAN– Pacientët me koronavirus dhe stafi mjekësor në Wuhan u argëtuan të hënën e 10 shkurtit, duke vallëzuar në një nga spitalet për pacientët e infektuar me virus.

Ata po mbahen në një nga karantinat e Whanit dhe kanë treguar se janë shumë optimistë, të fortë dhe të bindur që do t’ia dalin në këtë betejë të fortë.

Në një video të bërë virale është parë  që dhjetëra pacientë dhe mjekët së bashku me to kanë nisur të kërcejnë ashtu të veshur me kostumet efikase për t’u  mbrojtur nga Koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Personat që shihen në këto video kanë shfaqur deri më tani vetëm disa sipmtoma, por nuk kanë probleme të rënda, gjendja e tyre shëndetësore deri në këto momente është e mirë, nën kujdesin e mjekëve.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1383 njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi 64 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit. Githashtu OBSH ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: msn 

A.C/Dosja.al

Shto Koment