Bota

Rritet bilanci i viktimave në Kinë/ 1,383 të vdekur dhe mbi 64 mijë të infektuar

Të paktën një mijë e 383 viktima janë shënuar deri më sot në Kinë, ndërsa të infektuar rezultojnë mbi 64 mijë në rang global, por krysisht në territorin e Kinës.
Featured image of article: Rritet bilanci i viktimave në Kinë/ 1,383 të vdekur dhe mbi 64 mijë të infektuar Qytetarët në Kinë

KINË– Në Kinë numri i viktimave nga Koronavirusi ka arritur në 1.383 ndërsa të prekur janë mbi 64 mijë të tjerë.  Ndërkohë javët e fundit përveç Whanit edhe në Hubei janë rritur ndjeshëm viktimat.

Qeveria sqaroi se goditja ishte për shkak të një ndryshimi në mënyrën e paraqitjes së tabelave, totali tani do të përfshijë “raste të diagnostikuara nga klinikat”.

Njerëz që demonstrojnë të gjitha simptomat e Covid-19, por ose nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në një test ose besohet të kenë rezultuar gabimisht negativë. E vetmja shpresë është se më shumë njerëz do të jenë në gjendje të marrin trajtim duke marrë këtë diagnozë.

Sistemi shëndetësor në Hubei, veçanërisht në Wuhan, ku shpërtheu virusi, ka luftuar për të trajtuar fluksin e pacientëve, madje edhe me ndihmën e disa spitaleve që u ndërtuan në kohë rekord me qëllim të përkushtuar për trajtimin e Covid-19. Autoritetet provinciale thanë që ka rreth 37,000 pacientë në spital, 1.685 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1383  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një në Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  64 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit. Githashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

  • 13:02

    Qëndroi 14 ditë në karantinën turke, studentja shqiptare del e pa infektuar me koronavirus

    Silva Doçi

    Studentja shqiptare, Silva Doçi, e cila u evakuua nga qyteti i Whanit prej 1 shkurtit së bashku me 41 persona të tjerë, ka dalë më në fund nga karantina në Turqi. Pas kontrollit dhe mbikqyrjes së mjekëve ka rezultuar se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të painfektuar nga koronavirusi.

    Sipas “Anadolu Agency”, 41 personat që u kthyen nga Whani në Turqi u testuan dhe u trajtuan për 14 ditë në karantinë në izolim total nga bota jashtë. Pasi mjekët u siguruan se ata nuk janë të infektuar nga virusi që deri më tani ka marrë 1383 jetë njerëzish, janë lejuar që të dalin dhe të vijojnë me jetën e tyre.

    Në mediat turke nuk janë bërë me dije ende emrat e 41 personave të izoluar, por që në momentin kur u bë evakuuimi u mësua që mes tyre ishte edhe studentja shqiptare, Silva Doçi.

    Ndërkohë ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca ka njoftuar edhe shtetësitë e 41 personave që sipas tij janë: 32 turq, 6 azerbajxhanas, 3 gjeorgjianë dhe 1 shqiptare. Koca  theksoi gjithashtu se asnjë nga të izoluarit nuk kishte asnjë shenjë të COVID-19, sëmundjes së shkaktuar prej koronavirusit vdekjeprurës.

    “Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Shkencor të Turqisë, të 42 personat u futën në karantinë për 14 ditë dhe tani kanë dalë nga spitali,”- tha Koca.

    Silva Doçi jetonte prej 8 vitesh në Whan, por në ditët kur u përhap virusi vdekjeprurës ajo kërkoi ndihmë nga shteti që ta largonin nga atje duke thënë se ishte e vetmja shqiptare që kishte mbetur në Whan.

  • 12:42

    Të infektuarit ‘sfidojnë’ Koronavirusin/ Nuk dorëzohen lehtë, nisin të kërcejnë në karantinë (VIDEO)

    Pacientët  me koronavirus nisin të kërcejnë

    Pacientët me koronavirus dhe stafi mjekësor në Wuhan u argëtuan të hënën e 10 shkurtit, duke vallëzuar në një nga spitalet për pacientët e infektuar me virus. Ata po mbahen në një nga karantinat e Whanit, ku kanë treguar se janë shumë optimistë, të fortë dhe të bindur që do t’ia dalin në këtë betejë të fortë.

    Në një video të bërë virale është parë  që dhjetëra pacientë dhe mjekët së bashku me ta kanë nisur të kërcejnë ashtu të veshur me kostumet efikase, për t’u  mbrojtur nga Koronavirusi.

    Personat që shihen në këto video kanë shfaqur deri më tani vetëm disa sipmtoma, por nuk kanë probleme të rënda, gjendja e tyre shëndetësore deri në këto momente është e mirë, nën kujdesin e mjekëve.

  • 12:22

    Të bllokuar prej 10 ditësh në anijen ‘Princesha e Diamanteve’, 219 personave të infektuar iu kthehen sytë në ngjyrë të kuqe

    Të infektuarve iu kthehen sytë në ngjyrë të kuqe

    Anija me mija pasagjerë me emrin “Princesha e Diamanteve” është ende e bllokuar pas të paktën 219 persona janë konifrmuar me Koronavirus prandaj edhe po mbahet në karantinë, për të mos u përhapur tek pasagjerët e tjerë.

    Ndërkohë çdo e ditë e më tepër brenda kësaj anijeje po zbulohen edhe për raste të reja të pasagjerëve me koronavirus.

    Prej dhjetë ditësh, nga data 4 shkurt është bllokuar në Yokohama duke përkeqësuar akoma më shumë  gjendjen shëndetësore të pasagjerëve të infektuar.Nga disa foto të bëra publike në mediat sociale, është parë sesi njerëzve iu janë skuqur sytë, një simptomë kjo që është  shfaqur në disa pasagjerë që janë brenda anijes.

    Të infektuarve iu kthehen sytë në ngjyrë të kuqe

    Të gjithë ata që kanë rezultuar me test pozitv për koronavirusin janë dërguar për trajtim, ndërsa pjesa tjetër duhet të qëndrojnë në anije deri më 19 shkurt.

  • 10:30

    Shtëpia e Bardhë e ‘zhgënjyer’ për mungesën e transparencës së virusit në Kinë

    Larry Kudlow

    Shtetet e Bashkuara ndihen të qetë nga mungesa e transparencës së Kinës për krizën që ka krijuar koronavirusi, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ditën e djeshme.

    “Ne jemi pak të zhgënjyer që nuk jemi ftuar dhe pak jemi të zhgënjyer nga mungesa e transparencës që vjen nga kinezët.”- tha në një deklaratë për gazetarët  Larry Kudlow, drejtori i Këshillit Ekonomik të Presidentit Donald Trump. Por Kudlow tha se pyetjet pa përgjigje ishin në rritje dhe nuk kishte asnjë shenjë të bashkëpunimit të premtuar.

    “Presidenti Xi siguroi Presidentin Trump se Kina ishte në të dhe do të kishte përhapje, ata do të pranonin ndihmën tonë. Ne jemi më se të gatshëm të punojmë me KB dhe OBSH për këtë dhe ata nuk do të na lejojnë. Unë nuk e di se cilat janë motivet e tyre. Unë e di se me sa duket gjithnjë e më shumë njerëz po vuajnë atje.”-shtoi ai.

    Kudlow parashikoi që ndikimi ekonomik do të ishte “mjaft minimal” për Shtetet e Bashkuara, por tha se frika për koronavirusin po krijonte “pasiguri”. “Nëse nuk marrim informacion të mirë nga Kina, është shumë e vështirë për ne të bëjmë një vlerësim të mirë.”- përfudnoi  Kudlow.

    Kujtojmë që SHBA i ka kërkuar Kinës që të pranojë ndihmën e saj në këtë situatë të vështirë që ndodhet pas përhapjes së Koronavirusit, por ndërkohë qeveria kineze deklaron se situata është nën kontroll dhe po menaxhohet si duhet. Ndërkohë diçka e tillë nuk është thënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sepse sipas liderit të OBSH mungesa e reagimit ndaj këtij viursi mund të godasë rëndë gjithë botën.

  • 8:47

    OBSH: Rastet e viruseve në Kinë nuk tregojnë ndryshim të madh të epidemisë

    Mjekët në Kinë

    Organizata Botërore e Shëndetit ka raportuar se rastet e koronavirusit nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, pavarësisht viktimave dhe të infektuarve në provincën Hubei.

    Përjashtimi i vetëm është një anije lundrimi në Japoni, ku u raportuan 44 raste të reja, duke e rritur numrin e të infektuarve atje, në 218.

    Sipas OBSH, nuk ka pasur një ndryshim të madh të mënyrës së vdekshmërisë apo ashpërsisë së koronavirusit.

    Bilancet e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1380. Numri i të infektuarve ka arritur në mbi 64 mijë raste, kanë raportuar sot mediat e huaja.

Shto Koment