Bota

Virusi vdekjeprurës SARS-s në Kinë/ Mjekët veshin kostumin ‘hermetik’ gjatë kontrollit që u bëjnë pacientëve, ‘skanojnë’ edhe pasagjerët në avion (FOTO+VD)

Mjekët në Kinë janë parë të veshur me një kostum që izolon trupin në kontakt me gjithçka i rrethon, në mënyrë që të shmangin marrjen e virusit kur vizitojnë pacientët.
Featured image of article: Virusi vdekjeprurës SARS-s në Kinë/ Mjekët veshin kostumin ‘hermetik’ gjatë kontrollit që u bëjnë pacientëve, ‘skanojnë’ edhe pasagjerët në avion (FOTO+VD) Mjeket e veshur me kostumin e veçantë

KINË– Virusi vdekjeprurës që është përhapur me ritme shumë të shpejta në Kinë, u ka marrë jetën deri më tani 4 personave. Ndërsa së fundmi është konfirmuar nga ekspertët se ky virus transmetohet shumë lehtë dhe shpejt nga një njeri tek një tjetër.

Gjithashtu, është raportuar nga mediat e huaja se nga ky virus janë infektuar edhe disa nga mjekët që kanë qenë  nën përkujdesjen e pacientëve të prekur.

Rreziku është shumë i madh që virusi të prekë qindra mijëra banorë në Kinë, prandaj edhe mjekët në Kinë janë parë të veshur me një kostum që izolon trupin në kontakt me gjithçka i rrethon në mënyrë që të shmangin marrjen e virusit kur vizitojnë pacientët.

Ndërkohë ky virus i përhapur në një vend me një popullsi kaq të madhe siç është ajo e Kinës, ka ngjallur panik në të githë botën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jo vetëm në spitale, por  dhe në sediljet e avionit ku mjekët janë kujdesur për pacientët në çdo shqetësim që ata kanë, janë veshur me të njëjtin kostum ‘hermetik’.

“Skanimi” që u bëhet pasagjerëve
“Skanimi” i pasagjerëve me pajisjet e veçanta

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment