Bota

Koronavirusi vret 107 vetë, 3 studentët e bllokuar nisen drejt Shqipërisë. Raste edhe në Gjermani

Të paktën 107 persona kanë humbur jetën në Kinë nga Koronavirusi, duke u rritur në më pak se 24 orë me 25 viktima pasi ditën e djeshme ishin të konfirmuara vetëm 81. Ndërsa numri i të prekurve nga virusi ka shkuar në 4500.
Featured image of article: Koronavirusi vret 107 vetë, 3 studentët e bllokuar nisen drejt Shqipërisë. Raste edhe në Gjermani Qytetaret kinez me maska

KINË- Në Kinë mesa duket virusi nuk po kursen aspak, ndërsa numri i viktimave dhe të prekurve rritet çdo ditë e më tepër. Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se numri i viktimave ka shkuar në 107, ndërsa mbi 4500 janë konfirmuar si të prekur nga virusi.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Wuhan ka arritur në 107, me më shumë se 4500 raste të konfirmuara në të gjithë Kinën, pasi autoritetet amerikane paralajmëruan që të anulohen të gjitha fluturimet jo të rëndësishme drejt Kinës. Autoritetet në Hubei, epiqendra e shpërthimit të virusit, thanë se ishin konfirmuar 1.300 raste të tjera, duke e çuar totalin në rajon mbi 2700. Shumica e tyre janë akoma në spital, me më shumë se 125 në gjendje kritike.

Është mësuar se tre studentë shqiptarë që jetonin në Kinë janë nisur drejt Shqipërisë, ndërsa mjekja Silva  Bino ka deklaruar  se 3 studentët edhe mund të mos jenë të ifektuar, por për sigurinë e  të tjerëve dhe të tyren ato duhet të qëndrojnë së  paku 2 javë në karantikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vende të tjera të Kinës, rastet janë konfirmuar në çdo provincë dhe territor, përveç Tibetit, i cili këtë javë njoftoi mbylljen e pacaktuar të të gjitha atraksioneve turistike dhe një karantinë të detyrueshme dyjavore për të gjithë udhëtarët që hyjnë në rajon.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 107 personave, ndërsa reth 4500 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan. 

(A.C. Dosja.al)

  • 15:44

    Pamje të frikshme/ Sytë me gjak dhe i këputur, si vdes brenda pak ditësh njeriu i infektuar nga koronavirusi (VD)

    Kinë- Koronavirusi i përhapur në Kinë po merr jetë njerëzish çdo ditë. Së fundmi në rrjet po qarkullon një film me metrazh të shkurtër, ku shfaqet një person ‘i prekur’ nga virusi.

    Në këtë film tregohen pamje që nga infektimi i personit me virus dhe deri tek vdekja e tij, gjithçka ndodh në pak ditë. Fillimisht tek personi shfaqen simptoma si kollë, temperaturë e këputje. Gjendja e tij vjen duke u përkeqësuar deri sa ndërron jetë. Madje edhe nga sytë i del gjak.

  • 15:12

    Virusi në Kinë/ Presidenti Xi Jinping: Përhapja e koronavirusit është një “demon” por ne do ta mposhtim këtë epidemi

    Xi Jinping

    KINË– Presidenti kinez Xi Jinping tha se epidemia e koronavirusit është një “demon” që nuk do të lejohet të fshihet, sipas raportimeve të bëra nga rrjeti televiziv shtetëror CCTV.

    Xi u takua të martën në Pekin me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Shëndetësore Tedros Adhanom. Ai këmbënguli se qeveria e tij ka publikuar informacione mbi epideminë në një “mënyrë transparente dhe të përgjegjshme”.

    “Populli kinez po angazhohet në një betejë serioze kundër shpërthimit të pneumonisë së re koronavirus. Jeta dhe shëndeti i njerëzve janë gjithmonë në përparësi për qeverinë kineze, parandalimi dhe kontrolli i epidemisë është detyra më e rëndësishme për momentin, kështu që unë kam ndihmuar në dtejtimin e vendit dhe për të organizuar punën.”– u shprh Xi.

    “Unë besoj për aq kohë sa ne mund të forcojmë besimin tonë, të qëndrojmë së bashku, të parandalojmë shkencërisht, të kontrollojmë epideminë dhe të marrim masa të sakta, ne patjetër do ta mposhtim këtë epidemi.” –shtoi ai.

  • 15:09

    Transformojnë flamurin kinez në ‘Koronavirus’, nisin tensionet mes Kinës dhe Danimarkës

    Karikatura

    KINË– Gazeta e njohur daneze ‘Jyllands-Posten’ në faqen e parë ka publikuar flamurin kinez, por me një ndryshim të dukshëm e mjaft thumbues, ku në vend të yjeve në ngjyrë të verdhë janë vendosur disa imazhe molekulash të fryra.

    Kjo vjen pasi prej ditësh në Kinë është përhapur virusi vdekjeprurës që ju ka marrë jetën 107 personave dhe ka prekur mbi 4500 të tjerë.

    Kina është zemëruar për karikaturën daneze të “koronavirusit”.

    Në një deklaratë, ambasada tha që Jyllands-Posten dhe artisti danez Niels Bo Bojesen duhet t’i kërkojnë falje popullit kinez për botimin e imazhit, të titulluar “Coronavirus”, në botimin ditës së djeshme.

    Në 2005, Jyllands-Posten publikoi vizatime satirike të Profetit Muhamed që shkaktuan zemërim në të gjithë botën Islamike.

    Kryeredaktori ‘Jacob Nybroe’ tha që gazeta nuk kishte për qëllim të tallej me situatën në Kinë, ku koronavirusi ka vrarë 106 njerëz dhe ka infektuar mijëra të tjerë, por nuk pranoi të kërkojë falje, shkruajnë mediat e huaja.

    “Ne nuk mund të kërkojmë falje për diçka që nuk besojmë se është e gabuar. Ne nuk kemi ndërmend të keqësojmë apo përqeshim situatën në Kinë dhe ne nuk mendojmë se vizatimi e bën këtë.”– ka deklaruar Nybroe Ritzau.

  • 14:36

    Sherr për 5 orë para fluturimit, qytetarët nga Shangai refuzojnë 16 turistët nga Whani të hipin në të njëjtin avion me ta

    Momentet e perplasjes

    KINË– Paniku tashmë është bërë global dhe qytetarët duan siguri maksimale për jetën e tyre, duke qenë se rreziku është teje i lartë.

    Disa pasagjerë nga Shangai teksa kanë qenë duke u nisur drejt Japonisë janë përplasur ashpër me një grup turistësh nga qyteti i Whani, ku kërkonin që ata të mos fluturonin me të njëjtin avion, pasi Whani është vlerësuar edhe si qyteti ku shpërtheu koronavirusi.

    Për pesë orë me rradhë qytetarët nga Shangai dhe ato nga Whani janë përplasur me në momentin kur kuptuan se në avion ishin edhe 16 qytetarë të Whanit.

    Qytetaret ne avion

    Edhe pse kaq shumë sherr, në mënyrë që të shmangnin virusin avioni u nis drejt Japonisë me të gjithë pasagjerët brenda.

     

     

  • 14:15

    Virusi në Kinë/ Ekspertët: Merrni masa urgjente, vlerësimet tregojnë se 44,000 njerëz janë të prekur nga Koronavirusi 

    Gabriel Leung
    HONG KONG- Dekani i Fakultetit të Mjekësisë së HKU, Gabriel Leung thotë se hulumtimet tregojnë se transmetimi i vetvetishëm nga njeriu te njeriu po ndodh tashmë në të gjitha qytetet kryesore të kontinentitAi bëri thirrje për masa për të kufizuar lëvizjen e njerëzve, mbylljen e shkollave, aranzhimet nga shtëpia dhe anulimin e tubimeve masive.Ekspertët e sëmundjes infektive në Hong Kong po i kërkojnë qeverisë të marrë masa të menjëhershme kundër përhapjes së koronavirusit të ri vdekjeprurës nga qyteti kryesor i Kinës, Wuhan, aty ku mendohet të ketë shpërthyer si fillim duke përmendur studimet që vlerësojnë se 44,000 pacientë mund të infektohen atjem, shifra që tregojnë një realitet tjetër të raporteve zyrtare.
  • 14:15

    Studentja shqiptare largohet nga Kina, mbërrin në Shqipëri e pa infektuar nga Koronavirusi

    Qytetaret kineze ne aeroport

    TIRANË- Kina e përfshirë prej ditësh nga koronavirusi vdekjeprurës që u ka marrë jetën 107 njerëzve dhe ka prej mbi 4500 të tjerë është kthyer në makth edhe për studentët shqiptarë që studionin në qytetet kineze.

    Së fundmi është mësuar se një studene shqiptare është larguar nga Kina dhe mesditën e sotme ka arritur në territorin shqiptar. Sipas “A2” studentja shqiptare resulton e pa infektuar nga virusi vdekjeprurës, e vërtetuar kjo pas të gjitha testeve që i janë bërë në aeroport. Nërkohë, ajo po mbahet në monitorim nga autoritetet shqiptare.

    Ndërkohë burime për A2 kanë treguar se edhe një studente tjetër Silvana Doçi, ndodhet në qytetin e Whanit aty ku edhe është përhapur virusi, por pavarësisht se ka kërkuar të evakuohet akoma s’është bërë e mundur.

    Kujtojmë që sëfundmi janë nisur drejt Tiranës nga aeroportet e Romës, Milanos dhe Stambollite edhe 3 studentë të tjerë shqiptarë.

  • 12:01

    Publikohet harta LIVE, shikoni në kohë reale vendndodhjen e të prekurve nga koronavirusi

    Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë Kinën dhe numri i të prekurve po shtohet dita ditës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se deri tani janë 107 viktima dhe të prekurit kanë kapur shifrën mbi 4 mijë persona.

    Harta e te prekurve

    Kina nuk është vendi i vetëm ku është përhapur virusi, pasi harta me të prekur është zgjeruar dhe shumë vende të Evropës kanë konfirmuar rastet e para. Sot është publikuar dhe harta ku mund të shihen live, se ku ndodhen personat që janë konfirmuar si të prekur nga ky virus vdekjeprurës. HARTËN LIVE E SHIKONI KËTU

  • 11:53

    Konfirmohet i prekuri i parë në Gjermani nga Koronavirusi

    Gjermani

    Gjermania ka njoftuar rastin e parë të konfirmuar nga koronavirusi që ka shpërthyer para një jave në Kinë, duke ngritur shqetësime për përhapjen e virusit të gripit, pasi numri i vdekjeve në Kinë  ka shkuar në 107. Ministria e Shëndetësisë së Bavarisë ka deklaruar ditën e djeshme se një burrë në qytetin Starnberg, 30 kilometra në jug të Mynihut, ishte konfirmuar i prekur nga virusi.

    Pacienti është në “gjendje të mirë” dhe i izoluar nën vëzhgimin mjekësor, kanë thënë autoritetet përkatëse në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit. Ndërkohë nuk janë zbuluar detaje mbi moshën dhe nënshtetësinë e pacientit. “Personat që kanë qenë në kontakt me pacientin janë informuar në detaje për simptomat e mundshme, masat higjienike dhe kanalet e transmetimit”- ka njoftuar ministria.

  • 11:35

    Çifti kinez ndalohet në Durrës, rezulton i painfektuar

    Foto nga porti i Durrës

    Çifti kinez pas kontrolleve mjekësore ka rezultuar se ishte i pastër dhe nuk ishte infektuar. Të shtunën e kaluar, në portin e Durrësit janë ndaluar dy kinezë pasi u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore për koronavirusin.

    Burimet bëjnë me dije se një çift kinez që kishte mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit iu nënshtua kontrollit mjekësor për të verifikuar nëse ishte i infektuar me koronavirusin e ri. Pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se çifti ishte i pastër dhe i pa infektuar.

  • 10:32

    3 studentë shqiptarë janë nisur nga Kina drejt Shqipërisë, mjekja Silva Bino: Duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë

    Silva BinoVirusi vdekjeprurës në Kinë po merr përditë jetë njerëzish. Mësohet se 3 studentë shqiptarë që studjojnë  në Wuhani të Kinës, një nga vatrat e këtij koronavirusi, po vijnë drejt Shqipërisë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu ka deklaruar se një vajzë po vjen me linjë ajrore me tranzit nga Roma, ndërsa të tjerët nga Kroacia. Për këtë rast, Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP në emisionin “Real Story” tha se këta studentë, sipas protokollit, duhet të futen për 2 javë në karantinë. Sipas saj, karantina mund të vendoset në shtëpinë e tyre ose në spital.

    “Dhe ata mund të mos jenë të infektuar. Po të kenë një shenjë klinike, ata mund t’i shfaqin…ai nis me temperaturë. Në periudhën e inkubacionit se dimë nëse infekton apo jo. Ata duhet të futen në karantinë për 2 javë. S’ka asgjë të keqe. Mund të vendoste karantina në spital ose në shtëpi. Ata informohen dhe karantina mund të vendoset në shtëpi. Kemi pasur Ebolën…U çudita se sa shumë shqiptarë punonin në Liberi. Atje ishte vatra e Ebolës. Ajo ka vdekshmëri të lartë. Kemi ndjekur të njëjtin protokoll. Këto njerëz informohen dhe në varësi të çdo vlerësimi, ata vendosen në karantinë në shtëpi ose në spital.”-tha Bino.

  • 10:32

    Paniku global nga Koronavirusi, ja çfarë duhet të dimë!

    Shumë shpejt: Numri i të infektuarve ndryshon gati me orë, e ka kaluar ndërkohë disa mijëra vetë të infektuar. Një specialist i një Instituti të Shëndetësisë të Hong Kongut që nuk do t’i përmendet emri e vlerëson shifrën jozyrtare të të infektuarve për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, në këtë moment afër 25.000 vetë. Disa dhjetëra persona kanë ndërruar jetë nga virusi, persona që më parë ishin të sëmurë kronikë. Raste të infektimit janë konfirmuar në Tajlandë, Japoni, Tajvan, SHBA, Francë, edhe në Gjermani, Bavari. Aeroportet aziatike dhe në vende të tjera kanë futur kontrollet e temperaturës dhe masa të tjera mbrojtëse.

    Stafi mjekësor

    Si transmentohet virusi?

    Autoritetet kineze e kanë konfirmuar transmentimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Por ende  mbetet e pasqaruar se sa lehtë kalon virusi mes njerëzve dhe nëse në zhvillimin e mëtejshëm ai pëson mutacione duke u përshtatur tek strehuesi i ri, njeriu. Infektimet e para janë lokalizuar në një treg peshku, të mbyllur ndërkohë, në provincën kineze Vuhan, ku shiteshin edhe kafshë të egra. Me gjasë virusi ka kaluar fillimisht nga kafsha tek njeriu (zoonosa), ose si shumë të tjera përmes ajrit. Zoonosa mund të transmentohet edhe nga ushqimet, si për shembull mishi, kur nuk është i zier mirë ose i përgatitur në kushte higjienike të duhura.

    Çfarë dihet për virusin?

    Ekspertët kanë zbuluar një sekuencë gjenetike të “coronavirus” 2019-nCon, që më parë nuk ishte e diagnotikuar tek njerëzit. Viruset Corona njihen që në vitet 60-të. Emri i virusit vjen nga forma kurorë nga jashtë e strukturës së proteinës që mbështjell virusin. Normalisht këto viruse nuk janë të pazakontë. Shpesh infeksionet me viruse të tilla janë të padëmshme, e kanë simptomat e gripit  si temperaturë, kollë apo mbajtje fryme. Po ashtu mund të shfaqen edhe probleme me diarrenë.

    Por “Coronavirus” është shumë i fshehtë dhe i tranformueshëm, ato janë pjesë e grupit të viruseve, RNA që shfaqin tipare të variabilitetit gjenetik. Kjo do të thotë se është e lehtë për ta të mposhtin barrierat dhe të infektojnë llojet e ndryshme ku strehohen. Si pasojë këta viruse shkaktojnë edhe sëmundje të rënda, infeksione të rënda mushkërish, bllokimin e frymëmarrjes deri edhe vdekjen. Në vitin 2002 dhe 2003 lloji agresiv i “Coronavirus”, SARS-CoV shkaktoi një epidemi, ku u infektuan 8.000 vetë dhe vdiqën 800 të infektuar. Në vitin 2012 një formë tjetër e virusit, MERS-CoV u përhap në gadishullin arabik.

    Kush është më i rrezikshëm – Sars apo nCov?

    Shqetësuese është një deklaratë e autoriteteve kineze nga 26 janari, se mbajtës të virusit të ri Corona janë infektues që në periudhën e inkubacionit, pra që para se të shfaqin simptomat, ndryshe nga epidemia SARS në vitin 2003. Atëherë infektimi ndodhte pas simptomave. Nga ana tjetër SARS ishte shumë i rrezikshëm, se “coronavirus”. 10% e të infektuarve atëherë ndërruan jetë. Tani janë më pak se 3% që kanë rënë viktimë dhe shumica kanë pasur sëmundje të tjera.

    Çfarë masash duhen marrë?

    Komiteti i Emergjencës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë,(WHO) ende po diskuton, nëse duhet shpallur gjendja ndërkombëtare e emergjencës. Kjo do të thotë masa izolimi, kontrolle të përforcuara kufitare, ngritje e qendra speciale të trajtimit dhe kufizime në trafikun ndërkombëtar. Që tani në aeroportet në Kinë dhe disa vende aziatike, SHBA dhe Itali kryhen kontrollet e temperaturës. Japonia ka shpallur paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në Kinë. Masa tjetër janë rregullat e higjienës dhe të sjelljes. Mënjanimi i kontaktit trupor me personat me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes si edhe me kafshët e egra apo shtëpiake të gjalla. Larja e shpeshtë e duarve, por sidomos pas kontaktit me persona të sëmurë ose ambientin ku ata janë. Ekspertët ende nuk e shohin rrezikun e një përhapjeje botërore. Virologu Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti Bernhard Nocht tha për Deutsche Wellen, se “aktualisht rreziku është shumë i vogël”. Por sipas tij duhet të vazhdojë “monitorimi permanent i situatës, jo vetëm përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por edhe Institutit Robert Koch dhe Qendrës Europiane për Ndalimin e Kontrollin e Sëmundjeve.”

Shto Koment