Bota

Publikohen fotot e tregjeve në Kinë/ Gjarpërinjtë, lakuriqët e natës dhe minjtë përhapësit kryesorë të koronavirusit në Wuhan  

Këto zvarranikë dhe gjitarë si puna lakuriqit të natës dyshohet të kenë përhapur virusin tek kinezët.
Featured image of article: Publikohen fotot e tregjeve në Kinë/ Gjarpërinjtë, lakuriqët e natës dhe minjtë përhapësit kryesorë të koronavirusit në Wuhan   Pamje nga tregjet ku shitet mishi ne Kinë

 KINË-Koronavirusi që po përhapet me ritme shumë të shpejta në Kinë dhe shpërthimi i SARS i 2003 kanë dy gjëra të përbashkëta: Të dyja janë nga familja koronavirus dhe të dy këto virusi mendohet nga ekspertët se janë krijuar nga tregjet e ushqimeve ku ka shumë lagështi.

Në tregje të tilla, dyqane të hapura, ku vendasit dhe vizitorët blenin mish të gjallë por edhe të pjekur. Një këto tezga shiten kafshë të gjalla dhe të vdekura si, qen, pula, derra, gjarpërinj, minj, gjarpërinj e lakuriq nate.

Këto zvarranikë dhe gjitarë si puna lakuriqit të natës dyshohet të kenë përhapur virusin tek kinezët.

Pas alarmit për përhapjen e virusit tregu i ushqimit të detit Huanan u mbyll në 1 Janar. Koronavirusi që u shfaq ka vrarë 26 njerëz dhe infektuar më shumë se 900 njerëz.

“Tregjet e kafshëve të gjalla, të përziera me tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra, ofrojnë një mundësi unike për viruset që të shpërndahen kasapët e kafshëve të egra në shoqërri.”- thanë  autoritetet përkatëse.

Koronaviruset janë sëmundje që përhapen te njerëzit nga kafshët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Wuhan është një qytet me mbi 11 milion banorë, i cili është i njohur për ushqimin ekzotik që ofron.

Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën 41 personave brenda katër ditëve, ndërsa mbi 616 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksioni mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët.

Burimi: businessinsider

A.C/Dosja.al 

Shto Koment