Showbiz

ME VIDEO/ Plas sherri dhe grushtet mes motrave, Kim Kardashian s’e toleron Kourtney-n pas gjuhës banale

Sherr mes motrave dhe ofendime banale.
Featured image of article: ME VIDEO/ Plas sherri dhe grushtet mes motrave, Kim Kardashian s’e toleron Kourtney-n pas gjuhës banale

SHBA– Dy motrat e famshme në botën e showbiz-it, Kim Kardashian dhe Kourtney janë përplasur fizikisht. Sherri banal që është publikuar në “Keeping Up With The Kardashians”, nxjerr në pah marrëdhënien e ndërlikuar mes dy motrave.

Në një video promo të shkurtër, dëgjohet Kortney që gjykon të pasmet e kolme të Kim Kardashian, ndërsa nuk mungojnë dhe gjuajtjet me shishe.

Ka qenë 40-vjeçarja Kortney që ka nisur sherrin, pasi përveç ofendimit e ka gjuajtur me shishe, dhë në këtë moment është ngritur Kim që dëgjohet t’i thotë të largohet.

“Mos eja më ashtu tek unë”- shprehet Kim me zërin e revoltuar, ndërsa nga ana tjetër e pranishme është dhe motra e tyre, Khloe, që preferon të mos ndërhyjë në sherrin mes motrave, por thjesht të mbetet një spektatore në këtë mes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

Shto Koment