Showbiz

“Më përdhunuan, droguan dhe më mbajtën peng”, këngëtarja e famshme zbulon historinë e trishtë të jetës së saj (FOTO)

Daffy përmes një njoftimi në rrjetet sociale këngëtarja ka zbuluar se ajo është përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë me rradhë.
Featured image of article: “Më përdhunuan, droguan dhe më mbajtën peng”, këngëtarja e famshme zbulon historinë e trishtë të jetës së saj (FOTO) Daffy

WELSH– Këngëtarja e njohur, Daffy ka rrëfyer sëfundmi historinë e trishtë të jetës së saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në njoftimin e saj në rrjetet sociale këngëtarja ka zbuluar se ajo është përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë me rradhë.

Lidhur me pyetjet e ngritura nga fansat, miqtë e saj, mbi të gjitha nga mediat rozë por jo vetëm se ku është zhdukur Daffy, ajo ka shkruar se e vërteta është se e kanë përdhunuar, droguar e mbajtur peng për disa ditë.

“Shumë prej jush kanë pyetur veten se ku jam zhdukur apo çfarë ka ndodhur me mua. E vërteta është se jam përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Kam mbijetuar dhe rekuperimi ka kërkuar kohën e vet”.-ka shkruar këngëtarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera ajo ka thënë se në ditët në vazhdim do të japë një intervistë për të treguar të plotë se çfarë i ndodhi gjatë ditëve kur u rrëmbye, ku deri më tani nuk ka shtuar detaje të tjera.

 “Javët e ardhshme do të postoj një intervistë. Shpresoj që pyetjeve tuaja t’i përgjigjem në atë intervistë nëse mundem.”- shkruan Duffy.

Postimi i kengetares

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment