Bota

“Fillova t’u këndoja vajzave të mia”, rrëfimi prekës i ushtarit të mbijetuar në bazën amerikane që u sulmua nga Iraku: Vura kokën poshtë (VD)

“Mbaja armën time dhe e vura kokën poshtë dhe u përpoqa të gjej një vend të përshtatshëm, kështu që fillova t’u këndoja vajzave të mia, brenda kokës time. Dhe unë vetëm prisja. Unë isha 100% gati për të vdekur.”
Featured image of article: “Fillova t’u këndoja vajzave të mia”, rrëfimi prekës i ushtarit të mbijetuar në bazën amerikane që u sulmua nga Iraku: Vura kokën poshtë (VD)

IRAN- Kryefjala e këtyre ditëve në mbarë botën kanë qenë tensionet Iran-SHBA që  pas vrasjes së  gjeneralit iranian, Kasem Sulejmanit nga një sulm ajror amerikan.

Ndërkohë BBC ditën e sotme ka publikuar pamjet brenda bazës ajrore amerikane Al Asad në Irak, ku shfaqen qartë dëmet e shkaktuara nga sulmet e Iranit, por përveç kësaj reporter i BBC ka zhvilluar disa biseda edhe me ushtarët që i mbijetuan sulmit amerikan.

Ka qenë ushtari Akeem Ferguson i cili gjatë momentit të  sulmit ka qenë brenda një bunkeri kur u dha lajmi se 6 raketa balistike iraniane sulmuan bazën e tyre.

“Mbaja armën time dhe e vura kokën poshtë dhe u përpoqa të gjej një vend të përshtatshëm, kështu që fillova t’u këndoja vajzave të mia, brenda kokës time. Dhe unë vetëm prisja. Unë isha 100% gati për të vdekur.”- është shprehur ai.

Kujtojmë se rritja e tensioneve në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi vrasjen Kasem Sulejmanit.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment