Showbiz

Përqafime e fërkime me Kejvina Kthellën, Vildane Zeneli ndan videon ‘e nxehtë’: Lepurushja… (VIDEO)

Vildane Zeneli dhe Kejvina Kthjella kanë kaluar së bashku një mbrëmje mes tingujve të muzikës.
Featured image of article: Përqafime e fërkime me Kejvina Kthellën, Vildane Zeneli ndan videon ‘e nxehtë’: Lepurushja… (VIDEO) Modelet, Vildane Zeneli dhe Kejvina Kthella.

SHBA– Prej kohësh Kejvina Kthella ndodhet në Beverly Hills, ku po shijon një jetë mes luksit. Nën shoqërinë e personazheve të njohur të showbiz-it shqiptar.Ish-velina e Xing po shëtit vendet më të pasura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Modelja Vildane Zeneli ka postuar një video të nxehtë, teksa shfaqet ngjitur me bukuroshen Kejvina Kthella, në një kërcim provokues. Përqafime e fërkime me njëra-tjetrën, modelja shkruan bashkëngjitur videos: “Me lepurushen time bjonde…”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej kohësh Kejvinën e kemi parë të shkëputur nga bota e televizionit. Pas pjesëmarrjes në “Dance With Me”, ende nuk dihet projekti i radhës në të cilin ish-velina do të angazhohet. Pas largimit nga Ermal Mamaqi dhe emisioni Xing, Kthella u përfol për angazhim në televizionet italiane, por mesa duket mbetën thjeshtë fjalë. Mos vallë Kejvina Kthellën do ta shikojmë në ndonjë projekt në Hollywood? Mbetet për t’u parë…

R.L/Dosja.al

Shto Koment