Showbiz

“Kam qejf, i ngacmoj…”, Getinjo flet për ‘lidhjen’ me Kejvina Kthellën: S’shkruajmë fshehurazi, i them në sy…

Getinjo ka folur për pëlqimin ndaj Kejvina Kthellës, duke theksuar se nuk është në lidhje me asnjë femër.
Featured image of article: “Kam qejf, i ngacmoj…”, Getinjo flet për ‘lidhjen’ me Kejvina Kthellën: S’shkruajmë fshehurazi, i them në sy… Reperi, Getinjo dhe ish-velina, Kejvina Kthella.

TIRANË– Pak ditë më parë reperi me origjinë nga Kosova, Getinjo la një koment në një foto në rrjete sociale, të postuar nga Kejvina Kthella. Të gjithë aluduan për një lidhje mes reperit dhe ish-velinës, por mesa duket ka qenë thjesht një koment komplimentues.

Getinjo u shpreh se nuk ka lidhje me asnjë femër dhe aq më tepër me fytyra publike. Ai theksoi se lë shpesh komente në foto që i pëlqejnë dhe këtë nuk e bën me të keq.

“Nuk jam në lidhje me asnjë femër. As me fytyra publike. Jam tip që lë komente, i ngacmoj nga pak por jo me kuptimin e keq. Kam qejf, kur shoh diçka të mirë e shpreh. Lë një koment që ke dalë shumë mirë. Nuk shkruajmë fshehurazi. I them në sy të gjithëve nuk e kam problem, kur më pëlqen diçka. Por lidhje skam me askënd,”– u shpreh Getinjo për “Prive”.

Disa ditë më parë ai e krahasoi Kejvina Kthellën me Merilyn Monroe, një koment që nxiti dyshime të shumta për diçka më tepër mes tij dhe ish-velinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

R.L/Dosja.al

 

 

Shto Koment