Aktualitet

KED zhvillon mbledhjen e parë për këtë vit, në fokus vakanca në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

Mbledhja është zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Lartë, ku mes të tjerash është diskutuar për vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe vendi i mbetur vakant në inspektoriatin e lartë të drejtësisë.
Featured image of article: KED zhvillon mbledhjen e parë për këtë vit, në fokus vakanca në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese Foto nga mbledhja e KED
Përditësuar:

TIRANË– Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë të këtij viti. Në një njoftim në faqen zyrtare, KED ka bërë me dije se mbledhja ka nisur në orën 10:00, të ditës së sotme dhe ka parashtruar gjtihashtu edhe pikat e rendit të ditës. Mbledhja është zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Lartë, ku mes të tjerash është diskutuar për vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe vendi i mbetur vakant në inspektoriatin e lartë të drejtësisë. Një prej tyre për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi i cili u shkarkua nga KPA.

Njoftimi zyrtar i KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i zgjedhur për të ushtruar veprimtarinë gjatë vitit 2020, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, sot në datën 15.01.2020, me këtë rend dite:

1.Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.

2.Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.

3.Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

4.Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante si më poshtë :

-Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallurnë datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datën 21.08.2019 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

-Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

-Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 05.12.2019, me këtë përbërje:

  1. Ardian Dvorani Kryetar
  2. Vitore Tusha Zëvendëskryetare
  3. Fiona Papajorgji Anëtare
  4. Arta Marku Anëtare
  5. Miranda Andoni Anëtare
  6. Saida Dollani Anëtare
  7. Ludovik Dodaj Anëtar
  8. Fatjona Memçaj Anëtare
  9. Arjan Qafa Anëtar
  10. Marsida Xhaferllari Anëtare Zëvendësuese
  11. Bilbil Mete Anëtar Zëvendësues
  12. Nazmi Troka Anëtar Zëvendësues
  13. Nezir Gjoka Anëtar Zëvendësues

Në vijim të mbledhjes, në lidhje me pikat 2 dhe 3 të rendit të ditës, Këshill u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore në numër prej 10 specialistësh me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2019. Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2019, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2020. Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin e procedurave të verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për së paku 6 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese gjatë vitit 2020, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, me së paku 3 punonjës të tjerë administrativë, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në lidhje me pikën e katërt të rendit të ditës, Këshilli realizoi procedurat e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante që janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Pas organizimit të këtij shorti për caktimin e anëtarëve të Këshillit relatorë për vendet vakante, rezultatet janë si më poshtë vijon:

  1. Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datën 21.08.2019 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Relatore: Saida Dollani

  1. Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

Relatore: Arta Marku

  1. Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

Relatore: Miranda Andoni

Gjithashtu, pas organizimit të shortit për caktimin e këshilltarëve të ngarkuar me mbështjetjen e veprimeve të relatorëve për dy nga vendet vakante, rezultatet janë si më poshtë:

  1. Këshilltar: Besmir Rrapaj

– për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Altin Binaj, Artan Spahiu dhe Gentian Mete, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

  1. Këshilltar: Florjan Kalaja

– për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Eugen Papandile, Sonila Bejtja dhe Zhaklina Peto, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

  1. Këshilltare Laureta Nezaj

– për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Arta Marku për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturës së kandidatit Besnik Muçi, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj

– për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Dedë Kasneci dhe Sergjio Mazreku, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

  1. Këshilltar: Saimir Nazifi

– për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Sinan Tafaj dhe Shaqir Hasanaj, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

Kujtojmë që kreu i KED, Ardian Dvorani është kallëzuar penalisht nga Presidenti Ilir Meta për shpërdorim detyre. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranit erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkoi nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve të KED, për të parë procedurën e ndjekur me dërgimin e listave të kandidatëve për GJK në Kuvend dhe presidencë. Nga ana tjetër, kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment