Aktualitet

Kavajë/ Dy makina përfshihen në një aksident, një i plagosur

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës.
Featured image of article: Kavajë/ Dy makina përfshihen në një aksident, një i plagosur Foto ilustruse

KAVAJË- Dy automjete janë përfshirë në një aksident këtë mëngjes, në zonën e Kryeluzjes në Kavajë. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës.

Shkak i aksidentit, dyshohet se është manovra i njërit prej drejtuesve të mjeteve për të shmangur një gropë, duke i ngushtuar rrugën mjetit tjetër, çka ka shkaktuar përplasjen. Aksidenti duket se ka sjellë vështirësi dhe bllokim në lëvizjen e mjeteve, duke shkaktuar radhë të gjata. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(D.K, A.M;E.K/ Dosja.al)

Shto Koment