Aktualitet

Zhdukja e mistershme e kapitenit turk në brigjet e Shëngjinit, prokuroria i rikthen jahtin pronarit

Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.
Featured image of article: Zhdukja e mistershme e kapitenit turk në brigjet e Shëngjinit, prokuroria i rikthen jahtin pronarit Jahti dhe kapiteni turk Sezgin Yavuz.

LEZHË– Prokuroria shqiptare i kthen pronarit jahtin e mbetur në ujërat shqiptare pas zhdukjes së kapiteni turk Sezgin Yavuz në fund të verës në brigjet e Shëngjinit. Jahti iu rikthye pronarit në dhjetor 2019 pas disa kërkesave të biznesmenit turk. Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Me gjithë disa muaj hetime nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e kapitenit Yavuz. Prokuroria ka dërguar disa letër porosi në disa shtete për çështjen e zhdukjes së 31-vjeçarit. Një javë para se të zhdukej, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.

Jahti luksoz u gjet i braktisur disa muaj më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Mjeti u gjet i braktisur nga peshkatarët, por mbetet ende mister zhdukja e shtetasit turk, Sevgin Yavuz që sipas dëshmisë së pronarit Nemid Akyuz, ai ishte kapiteni. Ajo që shton më tepër misteret është se mjeti lundrues nuk është diktuar nga radarët, ç’ka i bën autoritetet të mendojnë se mund të ketë qenë vetë Yavuz ai që ka fikur pajisjen. Pronari Akyuz ka treguar se për herë të fundit ka folur me kapitenin më datë 6 shtator dhe se i ishte dukur mjaft mirë. Ai mohon pistën e mbytjes pasi shprehet se Yavuz ishte me mjaft eksperiencë.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në “Zhdukja e mistershme e kapitenit turk në brigjet e Shëngjinit, prokuroria i rikthen jahtin pronarit

  1. We are waiting for new news

Shto Koment