Aktualitet

Kabinat elektrike pa asnjë siguri, një i pastrehë e ka modifikuar si shtëpi (FOTO)

Në disa prej tyre flenë persona, të cilët janë të pastrehë, por ka edhe mjaft raste ku fëmijët luajnë pranë tyre. Në një prej kabinave elektrike në Tiranë është kthyer si shtëpi për një të pastrehë.
Featured image of article: Kabinat elektrike pa asnjë siguri, një i pastrehë e ka modifikuar si shtëpi (FOTO) Foto ilustruese

TIRANË- Kabinat elektrike të tensionit të lartë, të cilat nuk ofrojnë asnjë masë sigurie, tashmë janë kthyer në një problem shqetësues në Tiranë. Në disa prej tyre flenë persona, të cilët janë të pastrehë, por ka edhe mjaft raste ku fëmijët luajnë pranë tyre.

Në një prej kabinave elektrike në Tiranë është kthyer si shtëpi për një të pastrehë. Në foton e publikuar nga ‘shqiptarja.com’ dallohet se ai ka vendosur aty batanije, jorganë dhe një dyshek, duke krijuar kështu një ambient të përshtatshëm për të jetuar.

Personi i pastrehë brenda në kabinën elektrike

Por, më e rrezikshme mbetet fakti që brenda këtyre kabinave mund të futen shumë lehtë dhe fëmijët. Siç duket, asnjë prej instuticioneve përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë për këtë problematikë shqetësuese.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment