Bota

Donald Trump i ofron lirimin nga burgu Julian Assange, nëse ai mohon se ka ndodhur hakimi rus

Presidenti Donald Trump i ka ofruar faljen dhe lirimin nga burgu Julian Assange nëse ai do të deklarojë publikisht se Rusia nuk është e përfshirë në marrjen e iformacioneve përmes postës elektronike.
Featured image of article: Donald Trump i ofron lirimin nga burgu Julian Assange, nëse ai mohon se ka ndodhur hakimi rus Julian Assange

SHBA– Donald Trump i ofroi Julian Assange një falje nëse ai do të thoshte se Rusia nuk ishte e përfshirë në rrjedhjen e postës elektronike të partisë Demokratike, i është thënë një gjykate në Londër.

Trump i ofroi Julian Assange WikiLeaks faljen nëse ai mbulon hakimin rus të demokratëve, i thotë avokati gjykatës.

Presidenti Donald Trump i ka ofruar faljen dhe lirimin nga burgu Julian Assange nëse ai do të deklarojë publikisht se Rusia nuk është e përfshirë në marrjen e  informacioneve përmes postës elektronike. Ky lajm sipas mediave të huaja është publikuar nga një gjykatë në Londër, ku edhe është lëshuar  ky pretendim .

Pretendimi i jashtëzakonshëm u bë në gjykatën e magjistratëve në Westminster para hapjes javën e kaluar, gjatë betejës ligjore të Assange për të bllokuar përpjekjet në ekstradimin e tij drejt SHBA, ku ai përballet me akuza për botimin e dokumenteve të hakuar. Pretendimi u mohua nga ish-kongresisti republikan i emëruar nga ekipi juridik i Assange si një dëshmitar kryesor.

Juristët e Assange pohuan se gjatë një vizite në Londër në gusht të vitit  2017, kongresmeni Dana Rohrabacher i tha themeluesit të WikiLeaks se “me udhëzime nga presidenti, ai po ofronte faljen e tij ose ndonjë rrugë tjetër shpëtimi, nëse Z. Assange thotë se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me rrjedhjet e DNC (Komiteti Kombëtar Demokratik) “.

Disa orë më vonë,  Rohrabacher mohoi pretendimin, duke thënë se ai e kishte bërë propozimin me iniciativën e tij dhe se Shtëpia e Bardhë nuk e kishte miratuar atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në asnjë kohë nuk kam folur me Presidentin Trump për Julian Assange.”– shkroi ish-kongresmeni në blogun e tij personal.

“Po kështu, unë nuk u drejtova nga Trump apo dikush tjetër i lidhur me të për t’u takuar me Julian Assange. Unë isha me misionin tim për të gjetur faktet me shpenzimet personale për të zbuluar informacione që mendoja se ishin të rëndësishme për vendin tonë. Në asnjë moment nuk i ofrova Julian Assange asgjë nga presidenti sepse nuk kisha folur kurrë me presidentin për këtë çështje. Sidoqoftë, kur flisja me Julian Assange, i thashë se nëse ai mund të më jepte informacione dhe prova se kush i dha atij në postë elektronike DNC, atëherë unë do t’i thërrisja presidentit Trump që ta falte.”- shtoi Rohrabacher.

Assange përballet me 18 akuza në ShBA përfshirë edhe komplotin për ndërhyrjen në kompjuterët e qeverisë për të cilin ka shkelur edhe një ligj. Assange me origjinë australiane “rrëmbeu” titujt e mediave ndërkombëtare në fillim të vitit 2010 kur publikoi një video ushtarake të klasifikuar të SH.B.A.-së që tregonte një sulm të vitit 2007 nga helikopterët Apache në Bagdad, ku edhe u vranë një duzinë njerëzish. Në vitin 2012, ai u strehua në ambasadën e Londrës në Ekuador për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku u akuzua për krime seksuale të cilat ai i mohoi. Ai u nxorr nga ambasada në prill pas shtatë vjetësh. Ndërkohë që jashtë godinës së ambasadës, Assagne pret verdiktin për çështjen e ekstradimit.

Burimi: Theguardian  

 A.C/Dosja.al

Shto Koment