Politike

Tryeza e Reformës Zgjedhore, Topalli: Basha i dha mandatin e tretë Ramës, i mbylli dosjen e lobimit

Në një postim në Facebook, Topalli shprehet se pasi gjykata pushoi çështjen ndaj Bashës, ata u kthyen përsëri te njëri-tjetri.
Featured image of article: Tryeza e Reformës Zgjedhore, Topalli: Basha i dha mandatin e tretë Ramës, i mbylli dosjen e lobimit Jozefina Topalli

TIRANË– Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka thumbuar kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe kreun e qeverisë, se po rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit. Në një postim në Facebook, Topalli shprehet se pasi gjykata pushoi çështjen ndaj Bashës, ata u kthyen përsëri te njëri-tjetri.

“Ja keshtuuu… pasi pushoi “çështjen gjykata”.. rikthehen përsëri ne krahët e njeri-tjetri”, shkruan Topalli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment