Showbiz

“Është shumë i keq”, Jonida Vokshi flet pa dorashka për burrin: Është e tmerrshme, me mua fle por…është totalisht tjetër gjë

VIDEO
Jonida Vokshi ka folur për rreptësinë e bashkëshortit të saj në punë, duke treguar se nuk ka asnjë lloj privilegji, pavarësisht se ndan jetën me të.
Featured image of article: “Është shumë i keq”, Jonida Vokshi flet pa dorashka për burrin: Është e tmerrshme, me mua fle por…është totalisht tjetër gjë Aktorja, Jonida Vokshi dhe regjisori, Besnik Krapi.

TIRANË– Aktorja Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, regjisori Besnik Krapi të ftuar në “Soiree” mbrëmjen e djeshme, kanë folur më tepër rreth marrëdhënies së tyre, pas martese. Ndër të tjera aktorja Vokshi ka rrëfyer se në punë, Besnik Krapi është shumë i rreptë. Madje, edhe pse bashkëshortja e tij, Jonida nuk ka asnjë privilegj. Madje paguhet më pak në disa raste.

“Jam gëzuar shumë që rastisi që ishte jo vetëm i fushës sime, por zgjodhi të  jetë dhe të investojë në produksion, por nuk më rezultoi fare ashtu. Të punosh me Besnikun është e tmerrshme. Nuk njihet, është totalisht tjetër gjë, i them të më mbajë pak me hatër, nëse flasim për honoraret kur unë duhet të jem e privelegjuar sepse në darkë me mua fle, por absolutisht jo. Kaq meriton thotë dhe do ta bësh këtë rolin. Nuk kam asnjë lloj benefiti, përveçse vetëm kritika. Për mirë por…është shumë i keq në punë, nuk e them vetëm unë…”- është shprehur Jonida Vokshi për bashkëshortin e saj Besnik Krapi.

Por, edhe regjisori Krapi ka një koment lidhur me fjalët e bashkëshortes së tij. Ai ka treguar se disiplina për një producent është një gjë e domosdoshme, dhe të gjithë duhet të trajtohen të barabartë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Disiplina absolute, s’ka rëndësi nëse është Jonida Vokshi apo ndonjë tjetër, për producentin nuk duhet të ketë asnje lidhje ajo punë, sa më të barabartë i trajton njerëzit aq më e mirë është ajo punë,”- është shprehur nga ana tjetër Besniku.

Çifti prej kohësh kanë ndarë lajmin se së shpejti do të bëhen prindër, dhe aktorja Jonida Vokshi është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

R.L/Dosja.al

Shto Koment