Showbiz

“Mos i qani hallin RTSH-së, ka fonde maksimale”, Jonida Maliqi shpreh ‘mllefin’ e një viti më parë: Regjisori s’më erdhi, më duhej të dilja nga vetja (VIDEO)

Jonida Maliqi ka rrëfyer pas një viti të gjitha gjërat që çaluan në Eurovizion, ku ajo përfaqësoi Shqipërinë.
Featured image of article: “Mos i qani hallin RTSH-së, ka fonde maksimale”, Jonida Maliqi shpreh ‘mllefin’ e një viti më parë: Regjisori s’më erdhi, më duhej të dilja nga vetja (VIDEO) Këngëtarja, Jonida Maliqi.

TIRANË– Pa rezerva, duke u treguar e hapur dhe e sinqertë, Jonida Maliqi ka preferuar t’i rikthehet edhe njëherë temës së vjetër, përfaqësimit të saj në Eurovizion. Ajo ka treguar për shumë gjëra që çalonin në organizimin aspak dinjitoz, me mungesën e regjisorit dhe me shumë punë dhe takime që ajo duhet t’i kryente vetë.

Gjithashtu këngëtarja ka rrëfyer se sa keq e përjetoi faktin që në vend të mbështetjes, mori shumë kritika, që nuk e lanë të gëzonte atë ‘trofe’.

“Nuk mund të pretendosh mbështetje të madhe. Unë e kam përjetuar nën lëkurë. Ajo që nuk duroj dot është që menjëherë pas çdo kompeticioni ne nuk dimë të mbështesim njëri-tjetrin. Ne përkundrazi dimë gjithmonë të hedhim baltë dhe nuk marrim asnjëherë në konsideratë se sa e tmerrshme është kur ti arrin ta kapësh atë trofe dhe mos të lenë të tjerët ta gëzosh.

Por ama nuk kam hezituar kurrë të them që barrierat kanë qenë të mëdha dhe vinin nga ky vendi ynë këtu dhe atje kam përjetuar stres të madh dhe njëkohësish ndjesitë më të bukura. Mendoj që gjithcka nis prej këtej. Duhet të dimë të punojmë në grup, sepse në fund shkojmë për një qëllim të vetëm, përfaqësim dinjitoz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk do e kisha menaxhuar vetë situatën, do kisha kisha marrë dikë të përfaqësonte edhe regjisorin që nuk më erdhi në eurovizion edhe gjithcka tjetër. Më duhej të dilja nga vetja si e si që të dilja aty ku doja unë”- është shprehur Jonida Maliqi.

Ndërsa moderatorja Ori Nebiaj i ka thënë se mbase do të duhej të fuste para nga xhepi i saj për një menaxhim më të mirë, Jonida Maliqi ka folur prerë:“Mos i qani hallin RTSh-së sepse ka fonde maksimale për Eurovizioni, sepse ato deklarohen…”

R.L/Dosja.al

                                                                     

Shto Koment