Showbiz

Prej kohësh e ndarë nga Romeo, ‘habit’ Jonida Maliqi! Kujton ku ndodhej 14 shkurtin e vitit të shkuar (FOTO)

Jonida Maliqi ka ndajë një foto nga viti i kaluar, duke treguar se ku ndodhej në Shën Valentinin e vitit 2019.
Featured image of article: Prej kohësh e ndarë nga Romeo, ‘habit’ Jonida Maliqi! Kujton ku ndodhej 14 shkurtin e vitit të shkuar (FOTO) Këngëtarja, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj.

TIRANË– Këngëtarja Jonida Maliqi prej kohësh ka deklaruar se është beqare, duke dhënë kështu një përgjigje se i ka dhënë fund lidhjes me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Por, në ditën e të dashuruarve, Jonida Maliqi ka vendosur të tregojë se ku ndodhej në datën 14 shkurt të vitit 2019.

Këngëtarja ka treguar se kjo datë ka qenë mjaft e rëndësishme për të, pasi gjendej në studio duke u bërë gati për Eurovision 2019. Por, duhet të theksojmë se në këtë periudhë Jonida ishte në një romancë me Romeo Veshajn…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Jonida Maliqit.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin në një lidhje, që përfundoi ende pa u konfirmuar nga çifti. Jonida Maliqi e pranoi se është single, ndërsa Romeo Veshaj, në një intervistë së fundmi pwr “ThumbOn”, foli në lidhje me këngëtaren, duke treguar se është vetëm.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment