Bota

Shkon në 61 numri i të infektuarve në anijen japoneze, mesazhi i pasagjeres: Mungesë ilaçi (FOTO)

Një pasagjer me një shenjë që thotë "mungesë ilaçi" në bord Princesha e ëndrrave
Featured image of article: Shkon në 61 numri i të infektuarve në anijen japoneze, mesazhi i pasagjeres: Mungesë ilaçi (FOTO) Mesazhi i pasagjeres

JAPONI– 41 persona të tjerë në një anije lundrimi në brigjet e Japonisë kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 61 brenda bordit.

Rreth 3,700 njerëz janë në bordin e “Diamond Princess”, e cila është në karantinë në Yokohama për të paktën dy javë.

Kontrollet filluan pasi një burrë 80-vjeçar nga Hong Kongu i cili ishte në bordin e anijes muajin e kaluar, kur u prek nga virusi.

Ai hipi në anijen e lundrimit në Yokohama më 20 janar dhe u nis në Hong Kong më 25 janar.

Ka rreth 3,600 njerëz në bord, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar me teste pozitive deri më tani.

Rastet e reja në anijen “Princess Diamond” kanë raportuar se raste të konfirmuara janë 86.

“Rezultatet e 171 testeve të mbetura dolën dhe 41 ishin pozitive,”- tha Ministri i Shëndetësisë i Japonisë Katsunobu Kato.

“Sot ata do të dërgohen në spitale në disa prefektura, dhe ne tani po përgatitemi për atë.”

Mes këtij  kaosi që  ka përfshirë pasagjerët brenda anijes, një pasagjere ka dalë në një nga ballkonet duke tundur një flamur japonez me një mesazh: Mungesë ilaçi.

Më pas ekuipazhi japonez i TV-së në breg u përgjigj me një banderolë duke pyetur: Çfarë ilaçi?

Njëzet pasagjerë të diagnostikuar më herët tashmë janë dërguar në spitale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

61 pacientët e konfirmuar janë nga këto vende:

Japoni: 28 persona

SHBA: 11

Australi, Kanada: 7

Kinë: 3

Britani e Madhe, Zelanda e Re, Tajvani, Filipinet, Argjentina: 1

Në total, afro 2,700 pasagjerë dhe 1000 persona të ekuipazhit vijnë nga 56 vende.

Kompania tha se po siguronte TV satelitor, filma, gazeta, shërbim në dhomë, dhe telefonata falas dhe internet për të gjithë pasagjerët që janë  të mbyllur gjatë kësaj kohe.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 26 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar  me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 24 mijë ditën e djeshme sot raportohen 31 mijë. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e  gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment