Bota

Jack Ma solidarizohet me vendet e prekura nga koronavirusi, dhuron 20,000 teste, 100,000 maska ​​dhe 1.000 kostume mbrojtëse për Afrikën

Ai ka dhuruar 20,000 teste, 100,000 maska ​​dhe 1.000 kostume mbrojtëse për çdo vend afrikan në mënyrë që t'i  bëjë ballë  "luftës" kundër koronavirusit.
Featured image of article: Jack Ma solidarizohet me vendet e prekura nga koronavirusi, dhuron 20,000 teste, 100,000 maska ​​dhe 1.000 kostume mbrojtëse për Afrikën Jack Ma

KINË– Jack Ma, miliarderi kinez dhe themeluesi i Alibaba (BABA) ka deklaruar se do të dhurojë 20,000 teste, 100,000 maska ​​dhe 1.000 kostume mbrojtëse për çdo vend afrikan në mënyrë që t’i  bëjë ballë  “luftës” kundër koronavirusit.

Ai është njeriu më i pasur në Azi, i cili edhe në fund të janarit dhuroi 14 milion dollarë për Kinën, për krijimin e vaksinës kundër  COVID-19.  Kohë në të cilën  Kina ishte në kulmin e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Ndërsa në fillim të marsit ai ka dërguar furnizimeve mjekësore në SHBA. dhe tha  se do të shpërndajë dy milion maska ​​mbrojtëse edhe në Europë.

“Furnizimet për Afrikën do t’i dorëzohen kryeqytetit të Etiopisë, Addis Ababa, me kryeministër Abiy Ahmed, i cili mbikëqyrë shpërndarjen në pjesën tjetër të kontinentit.”- u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: Nytimes 

A.C/Dosja.al

Shto Koment