Bota

Këmbëzbathur dhe me shami të zezë në kokë, Ivanka Trump si asnjëherë më parë brenda xhamisë në Dubai (FOTO)

Vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump është një prej personazheve që tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj.
Featured image of article: Këmbëzbathur dhe me shami të zezë në kokë, Ivanka Trump si asnjëherë më parë brenda xhamisë në Dubai (FOTO) Ivanka Trump

DUBAI– Ivanka përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka treguar se ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe në fundjavë, ku ka marrë pjesë në forumin dyditor të ‘Global Women’ në Dubai.

Në postin e këshilltares speciale të Presidentit Trump, Ivanka është nëjkohësisht edhe folësja e parë  në evenimentin që do të zhvillohet ditën e sotme në Dubai.

Me veshjen tipike që mban çdo grua brenda xhamisë, është shfaqur edhe Ivanka.

Një bionde tërheqëse, vajza e Donald Trump e martuar me Jared Kushner, është mbuluar me shami dhe është shfaqur këmbëzbathur brenda xhamisë, ku ai ka respektuar edhe rregullat e fesë islame.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ivanka Trump

Krahas fotos së saj me veshjen myslimane Ivanka ka shkruar: Xhamia e Madhe Sheikh Zayed, një kryevepër e arkitekturës dhe planifikimit modern islam.

Burimi: albawaba

A.C/Dosja.al

Shto Koment