Aktualitet

E rëndë në Itali/ Vdes studenti shqiptar, ndjeu dhimbje në gjoks dhe kokë gjatë orës së mësimit (EMRI+FOTO)

Ai është nisur me urgjencë në spital, ku i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Featured image of article: E rëndë në Itali/ Vdes studenti shqiptar, ndjeu dhimbje në gjoks dhe kokë gjatë orës së mësimit (EMRI+FOTO) Osvaldo Kenga

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali,ku një student shqiptar ka humbur jetën. Mediet italiane raportojnë se ka ndërruar jetë 19-vjeçari shqiptar Osvaldo Kenga, i cili është ndjerë keq gjatë orës së mësimit dhe është dërguar menjëherë në spital për vizitë.

Mësuesit dhe studentët e tjerë kanë thënë se 19 -vjeçari ka ndjerë një dhimbje në gjoks dhe kokë. Ai është nisur me urgjencë në spital, ku i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.Osvaldo Kenga jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të riut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.m.dosja.al)

Shto Koment