Bota

Mbyllet përkohësisht emisioni “Le Iene” në Itali, infektohet me koronavirus një person nga stafi

Në Itali, vendi i dytë në botë sa i përket numrit të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi ka shënuar një rast edhe brenda programit investigativ italian “Le Iene”.
Featured image of article: Mbyllet përkohësisht emisioni “Le Iene” në Itali, infektohet me koronavirus një person nga stafi Pamje nga emisioni

ITALI– Koronavirusi ka prekur edhe një person brenda redaksisë së emisionit investigativ  “Le Iene” në Itali, ku për këtë shkak emsioni ka ndaluar transmetimin përkohësisht, derisa stafi të jetë konfirmuar si i shëruar totalisht nga koronavirusi, ndërkohë që të gjithë janë të vetizoluar në shtëpi.

“Episodet e rradhës të programit nuk do të transmetohen në pritje të zhvillimeve mbi situatën.”- është deklaruar në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë Italia si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë, ka shënuar 366 viktima dhe janë infektuar rreth 7.300 njerëz.

Për shkak të koronavirusit dhe përpjekjen për ta shmangur, në të gjithë rajonin e Lombardisë dhe në 15 provinca të tjera, është ndaluar çdo lëvizje e personave në vend.

“Po përballojmë një emergjencë kombëtare.  Kërkoj të jemi vetë përgjegjës. Masat janë të rrepta e do të sjellin probleme, por kërkohet sakrificë nga të gjithë.”- ka thënë Conte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.

Burimi: tusciaweb 

A.C/Dosja.al

Shto Koment