Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Europa nuk i mbyll kufijtë nga Koronavirusi/ 12 viktima në Itali, të infektuar në Kroaci, Austri, Serbi dhe Greqi, në Shqip
26 Shkurt 2020, 08:07Nga DOSJA
ITALI– Koronavirusi është shtrirë shumë në të gjithë Europën, kryesisht në Itali ku kanë mbetur të vdekur 12 persona dhe janë infektuar mbi 320 të tjerë.
E ndërkohë raste të tjera dyshohen edhe në Greqinë fqinje, por ende nuk janë konfirmuar, duke bërë që harta e koronavirusit të zgjerohet akoma më shumë, ku në Kroaci dhe Austri dje janë konfirmuar dy raste. Por nga ana tjetër, koronavirusi po vazhdon të vrasë njerëz në Kinë dhe vendet e tjera të botës, ku në rang global sipas mediave të huaja janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80 mijë të infektuar. Fatmirësisht në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
Në takimin e djeshëm që u mbajt në Romë nga qeveria italiane me ministrat e Shëndetësisë të vendeve anëtare të BE, është marrë vendimi se kufijtë nuk do të mbyllen në këtë gjendje emergjence në të cilën ndodhet Europa. Është Italia tashmë qendra më e madhe e shpërthimit të koronavirusit, pasi kanë humbur jetën 12 persona e numri i të sëmurëve po rritet orë pas ore.
Greqia fqinje prej ditës së djeshme ka raportuar për katër raste që dyshohen të jenë të infektuar nga Koronavirusi, por sipas mediave greke thjesht janë dyshime dhe nuk janë të konfirmuara ende, ndërkohë qeveria ka marrë masa të forta pas shpërthimit të madh të virusit vdekjeprurës në Itali.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- Operacioni Forca e Ligjit dhe njësi të tjera në Policinë e Shtetit, sot prietet që të zhvillojnë një operacion në qytetin e Vlorës. Burime për Dosja...
ROMË– Ditën e djeshme qeveria italiane mblodhi në Romë disa nga ministrat e Shëndetësisë së vendeve fqinje me Italinë njëkohësisht edhe anëtare të BE për n...
TIRANË- Në kuadër të masave të shtuara në pikat kufitare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në aeroportin e rinasit janë shtuar masat e kontroll...
Mirditë- Policia e Shtetit jep 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit të krimit të dyfishtë në Rrëshen, Fatmir Kolecaj. ...
RRËSHEN- Detaje të reja të kanë nga vrasja e dyfishtë në Rrëshen, ngjarje kjo që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan...
MIRDITË- Ipeshkvi i Rëshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku humbën jetën vëlla e motër. Meta në një reag...
Itali–Italia është e mbërthyer nga koronavirusi. Mjeku shqiptar, Altin Palloshi nga Italia ka deklaruar në emisionin “Open” se Milano është zbrazur. Sipas tij p...
Durrës-Veliera, e cila vinte nga Mali i Zi dhe kishte si destinacion Turqinë ndezi alarmin SOS në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm, teksa ishte afër bregut të d...
Shqipëri-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualiteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al ...
Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë, ashtu dhe për lëvizsjet e shtetasve, sidomos përmes ajrit e detit. Me Italinë realizohet rreth 33% ...