Bota

Ulen vdekjet në Itali/ 119 viktima në 24 orët e fundit, infektohen 669 të tjerë nga Covid-19

Në 24 orët e fundit janë shënuar 119 viktima, duke e çuar në 32,735 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga Covid-19.
Featured image of article: Ulen vdekjet në Itali/ 119 viktima në 24 orët e fundit, infektohen 669 të tjerë nga Covid-19 Foto ilustruese

ITALI– Në 24 orët e fundit janë shënuar 119 viktima, duke e çuar në 32,735  numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura nga Covid-19. Ndërkohë gjatë orëve të fundit  janë regjistruar 669 raste të reja, dhe numri i të prekurve në total ka shkuar në 229,327.

Krahasuar me ditën e djeshme numri i viktimave është ulur pasi dje u shënuan të paktën  130 viktima ndërsa sot  vetëm 119. Por sot është rritur numri i rasteve të reja, nga  652 që u rregjistruan dje, sot numri ditor i rasteve të reja ka shkuar në 669.

Buletini i 23 majit

Lajmi i mirë është se deri më tani në Itali janë shëruar totalisht 138.840 pacientë nga koronavirusi.  Ndërkohë Qeveria italiane ka aplikuar planin e lehtësimit të masave të Covid-19, duke rihapur biznese të shumta, hotele, bare e restorante, si edhe marrë vendime për rihapjen e kufijve nga  3 qershori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por lehtësimi i masave shoqërohet me përkujdesje maksimale të qytetarëve për higjenën personale dhe distancën sociale.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al 

Shto Koment