Aktualitet

I ekzekutuan burrin në mes të Romës/ Flet gruaja e Gentian Kasës: E gjeta të gjakosur, dëshironte të bënte një jetë të re

  • Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Itali, dyshohet se ngjarja ndodhi për prishje pazaresh droge (EMRI+FOTO)
  • Gruaja e 45-vjeçarit ka deklaruar se burri i saj donte të bënte një jetë të re, ndryeshe nga e kaluara e tij.
    Featured image of article: I ekzekutuan burrin në mes të Romës/ Flet gruaja e Gentian Kasës: E gjeta të gjakosur, dëshironte të bënte një jetë të re Gentiana Kasa

    Itali- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gentian Kasës në Romë të Italisë. Për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehur ai donte të bënte një jetë të re, ndryshe nga e kaluara e tij. Ajo më tej ka treguar se e ka gjetur burrin e gjakosur në rrugë para banesës së saj.

    “Burri im dëshironte të bënte një jetë të re. Ai ishte punëtor, ai kishte një precedent por ai donte të niste nga e para”, kështu është shprehur ajo para autoriteteve italiane.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në Romë të Italisë është ekzekutuar me armë zjarri, 45-vjeçari shqiptar Gentian Kasa sapo doli nga banesa e tij. Mësohet se në drejtim të Kasës u gjuajt me 4 plumba,  të cilat e zunë në kokë dhe në gjoks. Ai humbi menjëherë jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment