LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjekët ngatërruan virozën gripale me koronavirusin, ekspertët zbulojnë tre arsyet pse virusi kinez “pushtoi” fort Itali

26 Shkurt 2020, 10:59 Nga DOSJA
Mjekët ngatërruan virozën gripale me koronavirusin,

ITALI – Prej pesë ditësh tashmë Italia po përballet me gjendjen kaotike që ka krijuar Koronavirusi kinez, ku deri më tani kanë humbur jetën 11 persona dhe janë të infektuar mbi 320 të tjerë. Kjo rritje e menjëhershme e viktimave dhe të sëmurëve orë pas ore, e ka bërë Italinë vendin e tretë më të prekur në mbarë botën, pas Kinës dhe Koresë së Jugut.

Kjo përhapje masive ka ngritur shumë pyetje nga autoritetet italiane, por edhe nga vetë qytetarët sesi Koronavirusi u përhap kaq shpejt, dhe ndoshta i gjeti të papërgatitur edhe institucionet shëndetësore në vend.

Kujtojmë që kryeministri italian Conte njoftoi para dy ditësh se shkak i përhapjes së virusit vdekjeprurës ishte bërë një nga spitalet në Itali, sepse nuk kishin zbatuar protokollet.

 Por kush janë 3 arsyet që ngrenë ekspertët italianë?

Sipas mediave të huaja mes tre arsyeve, e para arsye që ka ndikuar drejtëpërdrejtë në përhapjen masive të koronavirusit, ka qenë kërkimi i autoriteteve italiane për personat e infektuar që mund kalonin kufijtë duke hyrë në Itali dhe në këtë mënyrë qeveria përqendroi punën tek kryerja e testimeve sasiore dhe jo atyre cilësore.

Kjo pasi Franca e prekur prej 15 shkurtit nga virusi,po kryen 300 testime për koronavirusin në 24 orë, ndërsa Italia mbi 3 mijë teste, shifër kjo shumë e lartë e që kërkon përkushtim.

Italia nuk i kushtoi rëndësi marrjes së masave në izolimin e personave që hynin në vend, sikurse bëri dhe Franca. Por Italia nuk bëri një gjë të tillë efikase.

Ndërkohë arsyeja e dytë sipas mediave të huaja, është shënuar edhe përhapja e një analize të bërë publike në versionin e saj online, që lidhet me autonominë e madhe që ka qeveria sa i takon shëndetësisë dhe mungesës së koordinimit midis strukturave vendore me njëra-tjetrën dhe me kryesinë.

Së fundmi renditet edhe arsyeja e tretë që ka lidhje me përhapjen e virusit kinez, kohë në të cilën në Lombardi dhe Veneto po qarkullonte viroza gripale, fakt ky që ngatërroi mjekët për të mos kuptuar nëse ishte grip i thjeshtë, virozë sezonale apo Koronavirusi i famshëm që ka marrë afro 3 mijë jetë njerëzish në rang global.

</div

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci, dy raste në Austri, dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet e tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: wsj.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 3 arsyet e perhapjes se koronavirusit koronavirusi ne itali 3 arsyet e perhapjes se koronavirusit koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll