AktualitetRajoni

Zbulohet “Pacienti 1” me koronavirus/ Shkoi dy herë në spital dhe infektoi dy anestezistët, gabimi që bëri spitali italian

Gabimi është shënuar në spitalin e qytetit Codogno. Atje është gjetur edhe një qytetar Italian i identifikuar me emrin Mattia, i njohur edhe si ‘Pacienti 1’, që ka shkuar në urgjencë për herë të dytë në orën 3:12 të 19 shkurtit.
Featured image of article: Zbulohet “Pacienti 1” me koronavirus/ Shkoi dy herë në spital dhe infektoi dy anestezistët, gabimi që bëri spitali italian Foto ilustruese
Përditësuar:

ITALI – Kryeministri italian, Giuseppe Conte pas përhapjes së koronavirusit në vend deklaroi se shkak për këtë është bërë një spital në Itali që nuk ka zbatuar protokollin.

Tashmë prej të shtunës që lamë pas, Italia është bërë edhe epiqendra më e madhe në Europë e përhapjes së koronavirusit.

Por, sipas mediave të huaja, gabimi është shënuar në spitalin e qytetit Codogno. Atje është gjetur edhe një qytetar italian i identifikuar me emrin Mattia, i njohur edhe si ‘Pacienti 1’, që ka shkuar në urgjencë për herë të dytë në orën 3:12 të 19 shkurtit.

Ndërkohë mes kësaj kohe kanë qenë rreth 36 orë që ai ka qëndruar jashtë spitalit, derisa u rikthye sërish në urgjencë. Më pas atij iu bënë një sërë testesh për koronavirusin, miqve që ai kishte takuar dhe të familjarëve të tij.

Paraprakisht herën e parë atij në spital nuk i kishin bërë asnjë test për koronavirusin për faktin që ai nuk ishte kthyer nga Kina

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por vetëm një ditë më vonë  në orën 21:00 të 20 shkurtit u konfirmua se ai ishte me koronavirus, e për këtë shkak situata në spital u bë shumë e komplikuar e kaotike.

‘Pacienti 1’ ishte futur në reanimacion, duke infektuar kështu edhe dy anestezistët, që në bazë të protokollit duhej të ishin të mbrojtur. Kur mjekët u larguan pas turnit në shtëpi, u thirrën nga spitali sepse mund të përhapnin virusin, nga ky moment koronavirusi gjeti  terrenin e përshtatshëm si pasojë e mos kujdesit të tyre, ku faza e izolimit erdhi shumë vonë nga sa duhej.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al

Shto Koment