Showbiz

U puth me Arjola Demirin, Irgen Çela tregon porositë e të shoqes pas skenave: Me kujdes… (VIDEO)

Aktori Irgen Çela ka rrëfyer se mes tij dhe bashkëshortes ka shumë mirëkuptim, dhe nuk bëhet pothuajse asnjëherë xheloze.
Featured image of article: U puth me Arjola Demirin, Irgen Çela tregon porositë e të shoqes pas skenave: Me kujdes… (VIDEO) Arjola Demiri, Irgen Çela dhe bashkëshortja e aktorit.

TIRANË– I ftuar në “Glomour”, aktori i njohur i “Portokallisë” Irgen Çela ka folur dhe për marrëdhënien e mirë që ka me bashkëshorten e tij, me të cilën është njohur prej 9 vitesh.

Moderatorja nuk ka nguruar ta pyesë Irgenin, në lidhje me xhelozitë që mund të shkaktohen mes tij dhe gruas për shkak të profesionit. Pak kohë më parë aktori u puth në spektaklin e Luana Vjollcës me aktoren Arjola Demiri. Por, aktori ka rrëfyer se mes tyre ka mjaft mirëkutpim.

Ester Bylyku: Ke aktruar pranë dy super femrave Enca dhe Arjola, është bërë ndopak xheloze bashkëshortja?

Irgen Çela: Fatmirësisht unë kam mirëbesimin e saj dhe mbështetjen sepse realisht është e sikletshme ndonjëherë. Por që ne që kur jemi njohur në fillimet tona, unë kam qenë student për aktrim dhe kjo është pjesë e punës time. Duhet bërë distancimi ca ësht ëpuna dhe ca është privatja.

Ester Bylyku: Po mirë je gjatë gjithë kohës pranë femrave të bukura, po a ndodh që bashkëshortja të bëhet xheloze?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Irgen Çela: “Jo, jo, Jo! Gjithmonë është porosia ‘me kujdes’. Mënyra se si thuhet është pak formë xhelozie ‘me kujdes’. S’është se nuk ka xhelozi, thjesht ka shumë mirëkuptim.”

Aktori Irgen Çela u puth në buzë me Arjola Demirin, partneren e tij më të re në rol, në filmin “I Love Tropoja”. I pranishëm ne ‘Shiko kush luan”, ai nuk nguroi të shkëmbente një tjetër puthje me aktoren tropojane, gjatë emisionit të Luana Vjollcës.

R.L./Dosja.al

Shto Koment