LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëbimi i dy diplomatëve/ DW: Shqipëria e kërcënuar nga sulme kibernetike nga Irani

20 Janar 2020, 12:10 Nga DOSJA
Dëbimi i dy diplomatëve/ DW: Shqipëria e kërcënuar nga

Shqipëria dëboi në mesin e javës së kaluar (15.01.2020) dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peimanemati and Seyed Ahmad Hosseini Alast. Ata u dëbuan “për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, shkroi në faqen zyrtare në Facebook, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Rreth një vit më parë, në dhjetor 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër për „dëmtimin e sigurisë kombëtare”.

Vendimi i Shqipërisë, u përshëndet të premten, (17.01.2020) edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit,(DASH).”Ne përgëzojmë veprimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy të ashtuquajturit diplomatë të Iranit. Regjimi Iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë Iranit”, theksoi zëdhënësja e DASH, Morgan Ortagus në një postim në twitter.

Rreziku i akteve terroriste të regjimit të Iranit

Por prania e muxhahedinëve disidentë është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë. Ajo ka sjellë së fundi edhe përfshirjen indirekte të Shqipërisë në konfliktin mes SHBA dhe Iranit.

Në fillim të këtij muaji, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, drejtoi gishtin ndaj Shqipërisë, duke iu referuar asaj si “një vend i vogël, por i djallëzuar evropian, ku elementët amerikanë komplotojnë me tradhtarët iranianë dhe planifikojnë sulme kundër Republikës Islamike”. Vetëm 3 muaj më parë, në tetor, Policia e Shtetit deklaroi, se kishte shkatërruar disa sulme të planifikuara terroriste të qeverisë iraniane kundër grupit të muxhahedinëve disidentë iranianë të strehuar në Shqipëri.

Këta janëanëtarë të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit, të njohur me inicialet MEK (Mojahedin-e-Khalq), opozita politike e regjimit klerik të Iranit. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë me SHBA, ka mirëpritur në 6 vitet e fundit rreth 3 mijë anëtarë të kësaj organizate. Zhvendosja e tyre në Shqipëri, nga bazat amerikane në Irak, ku u rrezikohej jeta nga sulmet me raketa të qeverisë iraniane, është bërë në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare, të nënshkruar në vitin 2013, me bazë motive humanitare.

Sa të rrezikuar janë sot 3 mijë muxhahedinët e strehuar në Shqipëri? Në kampin e tyre të fortifikuar mirë, pranë qytetit port të Durrësit, 30 km larg Tiranës, Behzad Saffari, këshilltari i tyre ligjor thotë për Deutsche Wellen, se “ne, si anëtarë të MEK, jemi kudo në botë të  rrezikuar nga terrorizmi i regjimit të Iranit. Ambasada iraniane në Tiranë dhe ato në kryeqytete të tjera të Europës janë qendra të operacioneve terroriste të atij regjimi,” thotë ai për DË. Në kamp së fundmi janë përforcuar masat e sigurisë.

Sipas Saffarit “dëbimi nga Shqipëria i diplomatëve iranianë për herë të dytë është një hap i guximshëm dhe i lavdërueshëm në luftën kundër terrorizmit, ruajtjes së sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe tonën, si disidentë në mërgrim që duhet të ndiqet edhe nga vende të tjera të Ballkanit.”

Siguria kombëtare e Shqipërisë e kërcënuar

Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, gjë që sjell një rrezik të shtuar prej regjimit të Iranit kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Redion Qiriazi, ekspert për ҫështjet e sigurisë kombëtare, mendon se dëbimi i dy diplomatëve iranianë mund të pasohet me një situatë të rënduar të sigurisë kombëtare. “Ka një kërcënim gjithmonë e më të prekshëm nga regjimi i Iranit. Kërcënimi me i mundshëm është ai i sulmeve te izoluara kibernetike apo terroriste, ku Irani ka kapacitete të konsoliduara dhe të testuara. Këto sulme mund te ndërmerren në territorin shqiptar, por edhe në vendet ku Shqipëria ka trupa me misione ushtarake, në veçanti në Lindjen e Mesme apo Azinë Qendrore” thotë Redion Qiriazi për DË.

Por për Behzad Saffarin, regjimi i Iranit kërcënon jo vetëm sigurinë kombëtare të Shqipërisë por të gjithë rajonit të Ballkanit. “Në strategjinë afatgjatë të regjimit të Iranit, Ballkani është porta e eksportit të fondamentalizmit të  tij islamik dhe terrorizmit në Evropë,” thotë ai për DW.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e sheh strehimin e muxhahedinëve si “një risk që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e traditës shqiptare” duke lënë të kuptohet strehimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve. Ai pranon që Shqipëria i ka strehuar disidentët iranianë “në funksion të aleancës strategjike dhe të padiskutueshme me SHBA”. Tek kjo aleancë, eksperti Redion Qiriazi sheh mbështetjen që i duhet aktualisht Shqipërisë. “SHBA janë aleati më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë, edhe kur Shqipëria nuk ishte anëtare e NATO-s dhe nuk kishte asgjë për të ofruar. Në situatën aktuale, ku interesat e sigurisë janë te ndërthurura, mbështetja e SHBA ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë është e padiskutueshme”, thotë eksperti Redion Qiriazi për DW.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debohen diplomatet iraniane sulme kibernetike debohen diplomatet iraniane sulme kibernetike

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni