Bota

Tragjedia që tronditi Indinë, 8-vjeçarja vdes pasi u përdhunua nga 16 burra mes tyre edhe të afërm

Mësohet se e mitura ishte ankuar në familje për dhimbje stomaku, ndërsa më kishte rënë pa  ndjenja në banjë.
Featured image of article: Tragjedia që tronditi Indinë, 8-vjeçarja vdes pasi u përdhunua nga 16 burra mes tyre edhe të afërm Foto ilustruese

INDI– Një krim i rëndë ka shokuar Indinë mbrëmjen e së hënës ku një vajzë 8-vjeçe është përdhunuar nga 16 burra e më pas ka humbur jetën. Nga mediat e huaja është mësuar se mes 16 personave që kanë përdhunuar të miturën kanë qenë edhe njerëz të afërm të saj.

Mirror shkruan se 8-vjeçarja ka humbur jetën në një spital në Chennai të Indisë. E ndërkohë policia për një njoftim të vërtetë, po pret rezultatin e ekspertizës rreth arsyes kryesore të vdekjes.

Mësohet se e mitura ishte ankuar në familje për dhimbje stomaku, ndërsa më pas kishte rënë pa ndjenja në banjë.

Më e dhimbshme është fakti se sipas medias britanike vajza ishte përdhunuar që në moshën  5-vjeçare, që  do të thotë për tre vite rresht është abuzuar seksualisht me të. Në dëshminë e tij  njerku i vazjës tha se ajo ishte shumë inteligjente dhe kishte shprehur dëshirën për t’u bërë oficere policie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: MIRROR

A.C/Dosja.al

Shto Koment