Bota

7 viktima dhe 90 të plagosur në Indi, përplasja ndodhi pak orë para mbërritjes së Trump në New Delhi

Pas një sulmi ditën e sotme në New Delhi mes përkrahësve dhe kundërshtarëve për ligjin e ri që gjurmon pakicat jo-myslimane në vend kanë humbur jetën 7 persona dhe janë plagosur 90 të tjerë.
Featured image of article: 7 viktima dhe 90 të plagosur në Indi, përplasja ndodhi pak orë para mbërritjes së Trump në New Delhi Pamje pas sulmit te dhunshem

INDI– Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, përshirë këtu edhe një oficer policie, si shkak i sulmi me armë zjarri në New Delhi mes qindra përkrahësve dhe kundërshtarëve për ligjin e ri që gjurmon pakicat jo-myslimane në vend.

Ndërsa 90 persona të tjerë janë lënduar rëndë mes sulmeve barbare që ndodhën në New Delhi, vetëm pak orë para se Presidenti amerikan Donald Trump të arrinte për një vizitë dy-ditore në Indi.

Policia vendosi gaz lotsjellës në zonat e prekura, pasi protestuesit hodhën gurë dhe ndezën zjarre dhe hodhën pompa benzine kundër policisë. Sulmi që ndodhi në Neë Dehli ishte afërsisht 11 milje larg nga vendi ku Trump po zhvillonte një takim ditën e sotme me kryeministrin Indian Narendra Modi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Shto Koment