Bota

Dy javë pas martese, imami mëson të vërtetën shokuese/ Gruaja e tij ishte një burrë, si u zbulua nga efektivja e policisë

Identiteti i vërtetë i nuses së re të Sheik Mohamed Mutumba, Sëabullah Nabukeera, u shfaq kur "ajo" u arrestua pasi u hodh në murin e një fqinji për të vjedhur një TV.
Featured image of article: Dy javë pas martese, imami mëson të vërtetën shokuese/ Gruaja e tij ishte një burrë, si u zbulua nga efektivja e policisë

UGANDË- Një imam është pezulluar nga detyrat e tij fetare, dy javë pas martesës, pasi u zbulua se ai ishte martuar padashur me një burrë. Identiteti i vërtetë i nuses së re të Sheik Mohamed Mutumba, Sëabullah Nabukeera, u shfaq kur “ajo” u arrestua pasi u hodh në murin e një fqinji për të vjedhur një TV. Sheikh Mohammed Mutumba rrëfen se mes tyre nuk kishte ndodhur asnjë akt seksual, pasi “e shoqja” i kish’ thënë se ishte me menstruacione. “Isha i duruar dhe prita derisa ajo të ishte “okej”, tregon imami.

Sipas medieve të huaja, gjithçka dukej se po shkonte mirë derisa javën e shkuar, Mohammed Mutumba mësoi lajmin shokues. Fqinjët vunë re se “gruaja” hipi në mur dhe u vodhi televizorin si dhe rrobat. Fqinjët denoncuan rastin në fjalë në polici dhe efektivët arrestuan të dyshuarën. E dyshuara mbërriti  në komisariat e veshur me rroba islamike gruaje dhe sandale. Më pas, një oficere policie iu desh ta kontrollonte të akuzuarën përpara se ajo të futej në qeli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është një procedurë normale që ushtrohet ndaj kujtdo”, shpjegon oficeri Isaac Mugera, duke shtuar se oficerja nuk po u besonte syve pas zbulimit të papritur.

I pyetur se si u dashurua me të dyshuarin, Mutumba, një imam në Xhaminë e Kyampisi tha se u takuan në xhaminë ku ai kishte shkuar për lutje.

Po kërkoja një grua për t’u martuar dhe kur takova një vajzë të bukur të veshur hixhab, i propozova dhe ajo pranoi”, rrëfen imami.

Shto Koment