Politike

Arritja e marrëveshjes mes VV dhe LDK-së/ Meta: I uroj suksese dhe arritje të mëdha Kosovës në sfidat që e presin

Meta i uron qeverisë së Kosovës suksese dhe arritje sa më të mëdha në sfidat që e presin.
Featured image of article: Arritja e marrëveshjes mes VV dhe LDK-së/ Meta: I uroj suksese dhe arritje të mëdha Kosovës në sfidat që e presin Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se: “Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit”. Meta i uron qeverisë së Kosovës suksese dhe arritje sa më të mëdha në sfidat që e presin.

POSTIMI I PLOTË I ILIR METËS:

Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila pritet të miratohet nesër në Kuvend. Qeveria e re do të ketë 15 ministri nga 12 që u deklarua fillimisht, ndërsa kryetarin e Kuvendit e ka marrë LDK-ja.  Kurti: I kemi ndarë përgjegjësitë për qeverinë e re. Mustafa: Kjo qeveri do të jetë e suksesshme. Për postin e Presidentit palët do të dikutojnë më vonë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment