Politike

Meta homazhe para memorialit të Ibrahim Rugovës: U përula me respekt para figurës së tij, dha shembuj frymëzimi për paqe e liri

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se u përul me respekt para memorialit të Rugovës, i cili dha shembuj frymëzimi për paqe e liri.
Featured image of article: Meta homazhe para memorialit të Ibrahim Rugovës: U përula me respekt para figurës së tij, dha shembuj frymëzimi për paqe e liri Presdienti i Republikës Ilir Meta homazhe pranë memorialit të Presidentit Rugova në Kosovë

KOSOVË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kryer homazhe para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se u përul me respekt para memorialit të Rugovës, i cili dha shembuj frymëzimi për paqe e liri. Meta shkruan se: “Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”.

POSTIMI I PLOTË I ILIR METËS:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale. Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment