Politike

Tragjedia në Ostren, Meta viziton të mbijetuarën e familjes Tolaj: Thellësisht i tronditur, do jem gjithmonë pranë tyre

Kreu i shtetit shpreh dhimbjen e madhe për këtë tragjedi, ndërsa i uron shërbim të shpejtë vajzës së mitur,  e cila po lufton me jetën
Featured image of article: Tragjedia në Ostren, Meta viziton të mbijetuarën e familjes Tolaj: Thellësisht i tronditur, do jem gjithmonë pranë tyre Ilir Meta dhe pamje nga Bulqiza
Përditësuar:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Merita Tolajn, të mbijeturën e familjes Tola e cila humbi tre anëtarë pas shpërthimit të një bombule. pas vizitës që bëri në spital, Meta u shpreh se do të jetë gjithmonë pranë familjes Tolaj dhe do t’i ndohmojë ta kalojnë këtë tragjedi.

“Dimë që ka ndodhur një ndodhur një dramë shumë e madhe në familje. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për të gjithë familjen Tolaj dhe i siguroj që do të jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të madhe,”– u shpreh Meta në një prononcim për mediat pas vizitës.

Gjithashtu në një status në rrjetet sociale, Meta ka shprehur ngusëllimet për tragjedinë e ndodhur sot në Bulqizë, ku humbën jetën nëna me dy fëmijët, ndërsa vajza tjetër ndodhet në spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”, shkruan Meta në Facebook.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.Sipas policisë tragjedia e trefishtë në Ostren u shkaktua si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit, ndërsa mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola ndodhej jashtë shtëpisë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment