Politike

Meta dekreton ligjin për amnistinë në burgje, ja sa do të përfitojnë

Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”.
Featured image of article: Meta dekreton ligjin për amnistinë në burgje, ja sa do të përfitojnë Ilir Meta

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për dhënie amnistie”. Nga amnistia e këtij viti përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendim të formës së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i  përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”.Ndërkohë, pritet të përfitojnë gati 200 të burgosur.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e gjashtë ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Konkretisht ligjet e dekretuara janë: Ligji nr. 5/2020 “Për dhënie amnistie”; Ligji nr. 6/2020 “Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986”; Ligji nr. 7/2020 “Për ratifikimin e konventës së Minamatës “Për mërkurin”;

Ligji nr. 8/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut”; Ligji nr. 9/2020 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare “Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973”, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)”; Ligji nr. 10/2020 “Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Europën Juglindore”.”, shkruhet në dekret.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kuvendi i Shqipërisë javën e kaluar miratoi ligjin e amnistisë dhe kanë përfituar 175 të dënuar që përfitojnë. Sipas Ministrisë së Drejtesisë janë 150 meshkuj që do lirohen, 23 gra dhe 2 të mitur. Po ashtu sipas këtij ligji 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Ligji i amnistisë është prezantuar që në 20 shtator nga ministrja e Drejtësië, por miratimi u shty për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment