Bota

“Favipiravir”, ilaçi japonez që jep efekt kundër koronavirusit

Pacientët të cilëve u është dhënë ilaçi në Shenzhen rezultuan negativë për virusin, krahasuar me një mesatare prej 11 ditësh për ata që nuk mjekoheshin me ilaçin.
Featured image of article: “Favipiravir”, ilaçi japonez që jep efekt kundër koronavirusit Foto ilustruese

KINË– Autoritetet mjekësore në Kinë kanë thënë se një ilaç i përdorur në Japoni për të trajtuar llojet e reja të gripit ka qenë efektiv tek pacientët me COVID-19 , kanë shkruar mediat japoneze.

Zhang Xinmin, një zyrtar në ministrinë e shkencës dhe teknologjisë në Kinë, tha se “Favipiravir“, i zhvilluar nga një degë e Fujifilm, kishte prodhuar rezultate inkurajuese në provat klinike në Ëuhan dhe Shenzhen që përfshinin 340 pacientë.

“Ka një shkallë të lartë sigurie dhe është efektive në trajtim e pacientëve me virus.“- u tha Zhang gazetarëve të martën.

Pacientët të cilëve u është dhënë ilaçi në Shenzhen rezultuan negativë për virusin, krahasuar me një mesatare prej 11 ditësh për ata që nuk mjekoheshin me ilaçin.

Për më tepër, rrezet X konfirmuan përmirësime në gjendjen e mushkërive në rreth 91% të pacientëve që ishin trajtuar me favipiravir, krahasuar me 62% ose ata pa ilaç.

Ndërkohë nga skanimet me rreze X, mjekët konstatuan se 91% e pacientëve të trajtuar me ilaçin japonez patën përmirësime në funksionimin e mushkërive të dëmtuara nga koronavirusi, ndërsa tek ata që nuk e përdorën, vetëm 62% e tyre kishin përmirësime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu Kina ka eksperimentuar tek pacientët disa lloje ilaçesh kundër viruseve të tjerë, që kanë dhënë rezultate në shumicën dërrmuese të rasteve tek pacientët me koronavirus. Deri më tani janë shëruar 73% e të infektuarve, ndërsa në 3 ditët e fundit nuk ka pasur asnjë të infektuar të ri.

Ndërkohë që e gjithë bota është në pritje të vaksinave kundër COVID-19, disa ilaçe anti-virale po ndihmojnë mjekët në betejën e vështirë kundër përhapjes së koronavirusit. Ilaç tjetër tepër efektiv po rezulton edhe klorokina e përdorur kundër malarjes. Gjithsesi, për ilaçet nevojitet një periudhë prove tek njerëzit para se të çertifikohet efektshmëria tek pacientët.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment