Politike

Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, Holanda i dhuron Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin, Blok: Kam parë histori që të thyenin zemrën (VD)

Kjo u konfirmua nga ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, në prag të konferencës së donatorëve, e cila do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.
Featured image of article: Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, Holanda i dhuron Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin, Blok: Kam parë histori që të thyenin zemrën (VD)

HOLANDË-Holanda do ti dhurojë Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Kjo u konfirmua nga ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, në prag të konferencës së donatorëve, e cila do të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.

“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”, tha Blok.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ngriti Komitetin e Rindërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020” dhe se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen shtëpitë e tyre të reja.

(a.m.dosja.al)

Shto Koment