Showbiz

“Shoku im më i mirë që më jep siguri çdo ditë”/ Çifti i njohur aktorëve rrëfen historinë e dashurisë: Na lidhi shumë pasioni për profesionin

Suela tregon se Romiri është shoku i saj më i mirë, i cili e mbështet, i jep siguri dhe qetësi çdo ditë të jetës. Ajo ridashurohet dhe dashurohet si për herë të parë me të, në çdo shfaqje që ai interpreton.
Featured image of article: “Shoku im më i mirë që më jep siguri çdo ditë”/ Çifti i njohur aktorëve rrëfen historinë e dashurisë: Na lidhi shumë pasioni për profesionin Romir Zalla dhe Suela Bako

TIRANË- Romir Zalla dhe Suela Bako janë dy aktorë të njohur që janë partnerë në jetë, por ndajnë së bashku edhe të njëjtin profesion. Ata ishin sot të ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e dashurisë dhe sekretet e jetës së bashku. Prej gati 25 vitesh, çifti janë pranë njëri-tjetrit dhe janë prindër të dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Hermesit.

Suela tregon se Romiri është shoku i saj më i mirë, i cili e mbështet, i jep siguri dhe qetësi çdo ditë të jetës. Ajo ridashurohet dhe dashurohet si për herë të parë me të, në çdo shfaqje që ai interpreton.

Suela Bako: Romiri është shoku im më i mirë në jetë, absolutisht, unë nuk kam pasur, nuk kam dhe nuk besoj se do kem një shok më të mirë, në kuptimin e të gjithë asaj lloj mbështetjeje dhe asaj sigurie, asaj lloj qetësie që më transmeton dhe më jep çdo ditë të jetës sime. Pastaj për sa i përket dashurisë besoj, se ajo që më ndodh realisht me Romirin, ky Romir që e njeh gjithë bota, sigurisht unë njoh shumë më tepër se kaq, është që në shfaqjet e tij dhe sidomos në ato shfaqje ku jep maksimumin dhe nuk ka lënë asgjë pa nxjerrë, unë ridashurohem ose dashurohem si për herë të parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, Romiri shprehet se dashuria e tyre nisi që kur Suela hyri në Akademinë e Arteve.

Romir Zalla: Suela u bë prezente në jetën time në një moment kur ajo kishte vendosur t’i futej këtij profesioni, që ne tashmë ndajmë me njëri-tjetrin të njëjtin profesion. Më shumë se profesion në fakt ne e kemi pasion, e kemi sfidë, e kemi mision. Unë në fakt duke e vlerësuar shumë këtë gjë dhe duke vlerësuar disa detaje të vogla që tregonin që Suela karshi meje kishte përtej marrëdhënieve që na lidhën fillimisht. Dihet tashmë që ne dhe Suela jemi njohur gjatë momentit kur ajo vendosi të hyjë në Akademinë e Arteve dhe unë ju bëra suport, e ndihmova, e orientova më shumë. Mbas momentit që Suela fitoi konkursin është një gjest, një detaj shumë i vogël, domethënë Suela vendosi të më dhurojë diçka, që unë e mbaj mend shumë mirë sot e kësaj dite, ndoshta s’ka vlerë ta thuash sot, por atëherë për atë moment për mua ishte shumë e rëndësihme. Dhe unë aty ndalova dhe thashë: Një sekondë se këtu ka diçka, duhet ndaluar.

Marrë nga Klan Tv 

(a.m/dosja.al)

Shto Koment