LIVE UPDATES
Ekonomi

12 Shkurt 2020, 15:34 Nga DOSJA

TIRANË-Një 35-vjeçare tregoi në emisionin “Historia Ime”, në Tv Klan historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo u martua me mblesëri kur ishte 22 vjeç, por martesa e saj nuk shkoi ashtu si duhet.

Ardhja në jetë e djalit nuk e përmirësoi marrëdhënien mes çiftit, përkundrazi ish-bashkëshorti filloi të sillej mjaft ftohtë me djalin dhe nuk kujdesej për të. Kur djali i tyre ishte 2 muajsh, Suzana kuptoi se diçka nuk shkonte me të dhe gjatë kontrolleve vogëlushi u diagnostikua me paralizë cerebrale.

Sapo mësoi këtë gjë burri vendosi të divorcohej prej saj dhe braktisi në këtë mënyrë bashkëshorten dhe djalin vetëm 5-muajsh. Gjykata i caktoi detyrimin mujor prej 15 mijë lekësh të reja për djalin, por sipas 35-vjeçares, ai nuk ka paguar asnjë lek, madje edhe pse kanë kaluar 11 vite nuk është interesuar asnjë ditë për gjendjen shëndetësore të djalit.

Mirela Milori: Nga se vuante djali?

Suzana: Ai kaloi krizë, kishte filluar shenjat e para që kishte dridhje dhe filloi po i shtoheshin!

Mirela Milori: Kur e kuptove?

Suzana: Kur e kam larë në fillim, ishte normal,  nuk qante e kishte qejf ujin. Pastaj një ditë papritu filloi po ulëriste, nuk e pranonte ujin, e lamë në krevat, pati frikë, iu duk sikur do binte.

Mirela Milori: Sa ishte 2-3 muajsh, bebe?

Suzana: Po!

Mirela Milori: E çuat tek doktori? Çfarë ju tha?

Suzana: Ndërkohë që ai u sëmur, se dua të them edhe këtë pjesë, aty prezent që filluan me këto shenja kanë qenë të tjerë persona, jo vetëm.

Mirela Milori: Pra nuk ke qenë ti?

Suzana: Jo, se ne shtëpitë, i kishim dy katëshe. Ai rrinte në katin e dytë, ndërkohë ne i përcillnim njerëzit në kat të parë.

Mirela Milori: Prisnit njerëz që vinin për lindjen e djalit?

Suzana: Po!

Mirela Milori: Me kë ka qenë në kat të dytë fëmija?

Suzana: Kur kam vajtur e kam gjetur vetëm, por jastëkun të njomë. Isha nuse e re dhe mendova se ka nxjerrë sekrecione nga goja, nuk e mendova. Pastaj herët e tjera kanë qenë prezentë dhe personat e tjerë që e kanë parë.

Mirela Milori: Njerëzit e burrit?

Suzana: Po!

Mirela Milori: Ti  e çove tek mjeku? Çfarë të tha mjeku?

Suzana: Ka diagnozën me paralizë cerebrale spastike.

Mirela Milori: Çfarë patologjie ka?

Suzana: Ai as ecën, as flet, rri vetëm shtrirë. As mbështetur, duhet ta mbaj unë mbështetur tek trupi im. Nuk ka deformime të trupit.

Mirela Milori: Ish-burri jot kur kuptoi që djali ishte i sëmurë, vendosi të bëj divorc dhe ju la?

Suzana: Po!

Mirela Milori: Kur djali ishte 4-muajsh?

Suzana: Po!

Mirela Milori: Çfarë vendosi gjykata në këtë divorc?

Suzana: Gjykata vendosi një pagë prej 15 mijë lekë të reja, por ai nuk pranoi t’i jepte ato kurrë.

Mirela Milori: Janë mbushur 11 vite nga divorci? Ka paguar ndonjëherë?

Suzana: Asnjëherë. As nuk është interesuar, rron apo jo!

Mirela Milori: Ka pyetur ndonjëherë për djalin gjatë këtyre viteve?

Suzana: Jo, fare!

Mirela Milori: Po ti ke tentuar të kontaktosh me të, ti thuash për djalin?

Suzana: Jam munduar, por ma ka mbyllur, më ka vënë bllok. Jam munduar ti them për të paguar detyrimin që ka, por nuk ka pranuar.

Marrë nga Klan Tv

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale emisioni historia ime historia e suzanes emisioni historia ime historia e suzanes

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni