Aktualitet

Drogë, armë dhe euro, dalin pamjet e arrestimit të Henri Çilit dhe të akuzuarve të tjerë

Video
Më tej në njoftim bëhet me dije se këtyre personave u janë sekuestruar 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikovë, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh e sende të tjera.
Featured image of article: Drogë, armë dhe euro, dalin pamjet e arrestimit të Henri Çilit dhe të akuzuarve të tjerë Foto nga operacioni

TIRANË– Del video e operacionit, ku u vu në pranga pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, drejtori juridik i UET-së, Ilir Korbi, biznesmeni shkodran, Sait Fishta, shoferi i Çilit dhe personave të tjerë. Më tej në njoftim bëhet me dije se këtyre personave u janë sekuestruar 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikovë, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celularë, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma parash prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara.

NJOFTIMI I PLOTË

Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin e Prokurorisë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“. Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ‘’Falsifikimi i dokumenteve dhe kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Shpërdorim detyre”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë operacionit që ka zgjatur 6 muaj janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 shtetas. Këtyre personave u janë sekuestruar sekuestruan 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma parash prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara. Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër, Fier e Tiranë, Forca e Posaçme Operacionale në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 23 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment