Aktualitet

Shpallen zonat e reja për rindërtim/ Dalin hartat e zhvillimit për banesat në Thumanë, Laç dhe Shijak pas tërmetit tragjik (FOTO)

Këto harta të reja përfshijnë Bashkinë e Krujës, në njësinë administrative Thumanë, Bashkinë e Shijakut, si dhe Bashkinë e Kurbinit, njësia administrative Laç.
Featured image of article: Shpallen zonat e reja për rindërtim/ Dalin hartat e zhvillimit për banesat në Thumanë, Laç dhe Shijak pas tërmetit tragjik (FOTO) Harta territoriale të zonave për zhvillim

TIRANË- Ditën e sotme, qeveria ka shpallur  hartat territoriale të zonave për zhvillim, ku do të ndërtohen banesat e reja për të strehuar të gjithë të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, të cilët pas kësaj fatkeqësie ngelën në ‘qiell të hapur’.

Zona e Zhvillimit, Thumanë, Bashkia Krujë

Këto harta të reja përfshijnë Bashkinë e Krujës, në njësinë administrative Thumanë, Bashkinë e Shijakut, si dhe Bashkinë e Kurbinit, njësia administrative Laç.

Zona e Zhvillimit, Bashkia Shijak

Për Bashkinë e Krujës dhe të Shijakut nga qeveria caktohet Fondi Shqiptar për Zhvillim si njësia zbatuese, e cila do të koordinojë projektin dhe është përgjegjëse për rindërtimin e zonës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Zona e Zhvillimit, Laç, Bashkia Kurbin

Ndërkohë, për Bashkinë Kurbin njësia zbatuese e projektit do të jetë Enti Kombëtar i Banesave, e cila do të jetë përgjegjëse për shpronësimet e ndërtesave në këtë zonë dhe fillimin e punimeve për ndërtesat e reja pas tërmetit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment