Rajoni

Virusi përhapet në 5 rajone të Italisë, shkon në 76 numri i personave të infektuar (HARTA)

Piemonte është rajoni i pestë italian i prekur nga raste të konfirmuara të koronavirusit. Rasti i parë pozitiv u shënua në Milano, por mesa duket Italisë po i shtohen rastet e infeksionit çdo ditë e më shumë.
Featured image of article: Virusi përhapet në 5 rajone të Italisë, shkon në 76 numri i personave të infektuar (HARTA) Mjeket ne Itali

ITALI – Koronavirusi në Itali tashmë është përhapur në 5 rajone ku sipas mediave të huaja mendohet që numri i të infektuarëve të ketë shkuar në 76 persona.

Koronavirusi  ka arritur edhe në Piemonte pas raasteve të para në Milano. Rasti i parë është regjistruar në Piemonte, një shteras  40-vjeçar nga Torino,  dhe në Milano ku ka dy raste një 78 vjeçar nga Sesto San Giovanni dhe një tjetër i infektuar në Mediglia

Të regjistruar në spitalin Amedeo në Savoy, është një familje, gruaja dhe dy fëmijët, nga 8 dhe 10 vjeç të cilët janë nën kujdesin mjekësor. Shkak për marrjen e këtij virusi ëshrë burri i familjes i cili kishte pasur kontakt me dy persona të infektuar në kompaninë ku punon në Cesano Boscone. Testet në 15 rastet e tjera të dyshuara në Piemonte kanë rezultuar negative.

Ky 40-vjeçar është nga Torino dhe punon në një kompani në Cesano Boscone, në zonën e Milanos, ku u bë shkaktari i infektimit të familjes së tij, pasi kishte pasur kontakt me dy persona të infektuar.

Dy personat me të cilët ka pasurkontakt 40-vjeçari kanë rezultuar me test pozitiv të virusit vdekjje prurës, dhe janë të shtruar në një spital në Lombardi dhe procedura e kontrollit nisi që aty.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Harta e perhapjes se Koronavirusit

Të 15 rastet e dyshuara janë negative

Nga ana tjetër, hetimet për 15 çështjet e tjera të dyshuara në Piemonte kanë rezultuar negative. Midis këtyre, një grua nga Asti që mori pjesë në të njëjtën garë në të cilën vraponte burri nga Codogno, në Lombardi, i infektuar nga Coronavirus. Ai ka qenë një burrë nga Biella me pneumoni për 15 ditë. Piemonte është rajoni i pestë italian i prekur nga raste të konfirmuara të koronavirusit. Rasti i parë pozitiv u shënua në Milano, por mesa duket Italisë po i shtohen rastet e infeksionit çdo ditë e më shumë.

Shqipëria është përfshirë nga paniku dy ditët e fundit që pas përhapjes së Koronavirusit kinez në Itali ku ka shënuar dy viktimat e para në Milano ndësa 76 të prekur të tjerë janë  konfirmuar në 5 rajone të vendit. Sipas Shefes së Departamentit të Infektivit, Silva Bino, është mësuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Nga e premtja kur u identifikuan 3 personat  e parë të prekur nga virusit dhe deri më sot ku janë shënuar dy viktima, në Itali numri i rasteve me Koronavirus është rritur në 76 persona. Ndërsa në rang global ku Kina zë numrin e parë për numrin e lartë të viktimave, numëron rreth  2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

Burimi: corriere.it

A.C/Dosja.al

Shto Koment