Politike

OSBE dërgon paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias, Désir: Duhet të bëhen përmirësime të tjera para votimit të ri në parlament

Përmes një postimi në Twitter, Desir shkruan se kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri të Parlamentit.
Featured image of article: OSBE dërgon paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias, Désir: Duhet të bëhen përmirësime të tjera para votimit të ri në parlament Përfaqësuesi i OSBE-së për liri të medieve, Harlem Désir

BE- OSBE-ja që ka dërguar paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias për opinion. Lajmi është bërë me dije nga përfaqësuesi i OSBE-së për liri të medieve, Harlem Désir, i cili ka deklaruar se paketa është dërguar në Venecia dhe se pritet opinioni. Përmes një postimi në Twitter, Desir shkruan se kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri të Parlamentit.

Dërgova në Komisionin e Venecias projektligjet për Median Audiovizuale dhe Komunikimet Elektronike, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri të Parlamentit” shkruan Harlem Désir.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Javën e kaluar kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha nga Kuvendi se maxhoranca është tërhequr nga votimi i dekretit të Presidentit për ligjin e medieve audio-vizive, por jo për ligjin e AKEP, pasi për këtë s’ka pasur kundërshtime. Tërheqja sipas Ballës vjen, pasi ligji tashmë është në Komisionin e Venecias dhe do pritet një opinion prej tyre.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment