Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Haradinaj: Qeveria e mashtrimit nuk anuloi 50 mln për “Bechtel Enka”-n, por bllokimin e fshatrave të Ferizajt dhe Vitisë
7 Mars 2020, 09:28Nga DOSJA
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin.
Haradinaj e ka quajtur mashtrim, duke thënë se qeveria e re anuloi vetëm mbylljen për Ferizajn dhe Vitinë.
“Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyqjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma”, shprehet Haradinaj.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti
Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin. Për hirë të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyqjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma.
Qytetarë të nderuar Qeveria e Mashtrimit nuk anuloi 50 milion por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyqjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paldenicës me Autostradēn Arbën Xhaferi. Qeveria e Mashtrimit u mundua që të na hedhë hi syve duke përdorur shifra për të anuluar një autorizim.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kosovë- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Ministri i Integrimit në Kosovë, Blerim Reka ka propozuar që me kompromis Serbia të marrë ...
Kosovë-Autoritetet e Serbisë ia kanë vazhduar paraburgimin Nezir Mehmetajt. Për këtë ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka kërkuar që SHBA dhe BE të reagojnë nd...
Itali- Truproja i Matteo Salvinit, ish-ministrit të Brendshëm të Italisë është i infektuar me koronavirus. Analistat e tij kanë dalë pozitive. Menjëherë ka reag...
KROACI– Ambasadorja e Kroacisë në Bashkimin Europian, Irena Andrassy është futur në karantinë, pasi sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka rezultuar pozi...
KOSOVË- Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur të grumbullojë faktet për drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn, i cili është direkt i përfshirë në rastin ga...
KALIFORNI– Një eksperte e shëndetësisë ka bërë gjeste në publik, të cilat edhe vetë tregonte se nuk duheshin bërë. Teksa mbante një konferencë për mediat, përba...
SHBA- Senatori Republikan, Josh Hawley, ka njoftuar se do të prezantojë një projektligj që ndalon punonjësit federal të përdorin aplikacionin e mediave sociale ...
MEKSIKË- Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë ka hedhur nga dritarja e apartamentit binjakët e porsalindur. Sipas Daily MAil, fëmijët të ci...
ITALI- Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella ka reaguar për sëmundjen koronavirusit përmes një mesazhi të drejtuar populli, ku ka thënë se vendi p...
ITALI- Numri i viktimave në Itali ka arritur ditën e sotme në 197, ndërsa numri i të ifektuarëve ka shkuar në 3916. Sipas mediave vendase vetëm në Lombardi janë...