Rajoni

Haradinaj thirrje Albin Kurtit: Mos e hiq taksën për një dialog të kompromentuar, vetëm nëse Kosova njihet në kufijtë e saj

Përmes një mesazhi në Facebook, Haradinaj shprehet se nëse njihet Kosova në kufijtë e saj, atëhere ai do e përkrahë Kurtin.
Featured image of article: Haradinaj thirrje Albin Kurtit: Mos e hiq taksën për një dialog të kompromentuar, vetëm nëse Kosova njihet në kufijtë e saj

KOSOVË- Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të ri Albin Kurti për të mos hequr taksën për një dialog të kompromentuar. Përmes një mesazhi në Facebook, Haradinaj shprehet se nëse njihet Kosova në kufijtë e saj, atëhere ai do e përkrahë Kurtin.

POSTIMI I PLOTË I RAMUSH HARADINAJT:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Albin Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara përkomunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare. Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment