Aktualitet

“Unë s’jam më shefi, jam Fatmiri, vazhdoni shkatërroni qytetin”/ Si ra djali i Haklajve pre e provokimit, ja momenti ku nisi konflikti i përgjakshëm me Haki Hoxhën

Fatmir Haklaj, i cili ishte shef i komisariatit e kufizon lejen vetëm në kompleksin e lojrave me dorë, pasi ky urdhër kishte ardhur nga ministria. Protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e qytetit. Situata del nga kontrolli.
Featured image of article: “Unë s’jam më shefi, jam Fatmiri, vazhdoni shkatërroni qytetin”/ Si ra djali i Haklajve pre e provokimit, ja momenti ku nisi konflikti i përgjakshëm me Haki Hoxhën Fatmir Haklaj
Përditësuar:

TROPOJE- Në 17 Shtator të vitit 1997, plagoset brenda sallës së parlamentit deputeti i sapozgjedhur i Tropojës Azem Hajdari. Ai qëllohet me armë nga kolegu socialist Gafurr Mazreku, gjatë zhvillimit të seancës plenare.

Opozita nis një valë protestash nga Tropoja, pikërisht nga vendlindja dhe zona ku Azemi ishte deputet. Dega lokale e demokratëve kërkon leje të protestojë në gjithë qytetin të nesërmen. Fatmir Haklaj, i cili ishte shef i komisariatit e kufizon lejen vetëm në kompleksin e lojrave me dorë, pasi ky urdhër kishte ardhur nga ministria. Protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e qytetit. Situata del nga kontrolli. Me ta përballet personalisht Fatmir Haklaj që u del përballë dhe u jep një mesazh të qartë.

“Fatmiri kthehet, e u thotë jo, nuk do shkatërroni. I thotë Guxim Berberi, ti po na mund me shtet se ndryshe nuk je në gjendje ta ndalosh, e provokojnë Fatmirin. Ai bie në provokimin e tyre, unë s’jam më shefi, jam Fatmir Haklaj, vazhdoni shkatërroni qytetin. Nisen drejt Fatmirit, Ndër të parët ka qenë Haki Hoxha, Mustaf Tahiri nga Kërrnaja, ka qenë Azgan Haklaj dhe Xhevdet Hoxha djali i tezes sonë, 4 të parët e protestës, Fatmiri duke menduar që ishin gjithë të afërm, qëllon Haki Hoxhën”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve. Pasi Fatmiri godet me grusht Haki Hoxhën, protesta shpërndahet. Askush nuk kishte guxim të përballej me Fatmirin. Mesazhi i tij ishte i prerë, nuk do të përballeshin me forcën e ligjit, por me forcën e Fatmirit personalisht…
Ky moment, shënon edhe nisjen e konfliktit me Haki Hoxhën, një emër që është përmendur pak, ose aspak në çështjen e masakrës së Tropojës. Ai, konsiderohet nga Haklajt si organizatori kryesor i vrasjeve në familjen dhe rrethin e afërt të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Konflikti ka nis në Shtator të vitit ‘98 kur Fatmiri qëlloi Haki Hoxhën, e ka ardhur si rezultat i Sali Berishën ka qenë për vrasjen e Shkëlqimit, për të marrë komisariatin e për ta përdorur për pushtetin e tij”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.Hoxha, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas 2005-ës ka qenë drejtor i shërbimit zjarrfikës në Tiranë. Edhe pse është akuzuar drejtëpërdrejtë nga Haklajt për vrasjen e 4 djemve të familjes dhe 10 personave të afërm të tyre, ai nuk është marrë kurrë në pyetje për ngjarjet.

“Sot në Shqioëri nuk ka asnjë të dënuar, të akuzuar për ngjarjet tona, vrasjet e të afërmve tanë, vetëm ka të shpërblyer me poste dhe punë të ndryshme”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.

Marrë nga: Top Channel

Shto Koment