Aktualitet

Dosja “Hajdari”/ Ç’po ndodhet me Izet Haxhinë, del para OPGJ-ve, do merret në pyetje për 7 orë

Seanca e sotme pritet të jetë më e gjata pasi ish-truproja ka nisur të dëshmojë që prej orës 8:00 të mëngjesit dhe pritet të vazhdojë deri në orën 15:00.
Featured image of article: Dosja “Hajdari”/ Ç’po ndodhet me Izet Haxhinë, del para OPGJ-ve, do merret në pyetje për 7 orë Izet Haxhia

TIRANË– Ish-truproja i liderit historik të PD-së, Sali Berishës, Izet Haxhia po merret në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore lidhur me dosjen “Hajdari”.

Pas përplasjes mes dy gjykatave, asaj të Krimeve të Rënda dhe Penales, lidhur me kompetencat e dosjes, Haxhia ka përfunduar në “duart” e OPGJ-ve, ku edhe po dëshmon lidhur me veprat për të cilat akuzohet.

Edhe pse është marrë disa herë në pyetje brenda javëve të fundit, seanca e sotme pritet të jetë më e gjata pasi ish-truproja ka nisur të dëshmojë që prej orës 8:00 të mëngjesit dhe pritet të vazhdojë deri në orën 15:00.

Por pas përfundimit të dëshmisë së tij, çëshja “Hajdari” sërish pritet të zvarritet pasi për shkak të përplasjes Krimet e Rënda nuk mund të vazhdojnë me procesin gjyqësor. I gjithë ngërçi i krijuar pritet të zgjidhjet nga Gjykata Supreme, e cila do të caktojë institucionin kompetent që do të merret me rastin. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Haxhia rinisi me deponimet e tij pasi mori statusin e të mbrojturit të Drejtësisë. Disa ditë më parë avokati i tij, Idajet Beqiri vuri alarmin se ndaj tij ishte bërë një atentat teksa po shkonte që të depononte. Sipas avokatit, klienti i tij do të rifillonte të depononte vetëm pasi t’i sigurohej jeta atij dhe të afërmve të tij, të cilit ishin kërcënuar. 

Pak ditë më parë Izet Haxhiaj ka deponuar kundër krimeve të kryera sipas tij nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999. Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment